Meta: Rama, nje piktor dhe politikan i deshtuar
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, eshte nje piktor i deshtuar dhe detyrimisht edhe ne politike, i deshtuar. Ky eshte sulmi qe ka bere kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, dje nga qyteti i Fierit. "Si PD-ja ashtu edhe PS-ja kane frike nga LSI-ja, pasi ne jemi nje force politike qe nuk na konkurrojne dot, dhe nuk e manipulojne dot. Ne nuk duam nje Shqiperi ku njerezit vriten si ne Bulqize se nuk kane se cfare te hane, nuk kane se ku te shkojne", deklaroi Meta perpara fierakeve. Ai ka pohuar se LSI-ja eshte e vetmja parti politike, qe do ta coje zhvillimin e vendit e te mireqenies me perpara dhe eshte forca politike qe jane ne opozite te vertete. "Qeveria Berisha ndodhet ne nje krize morale pasi duhet qe te ishte larguar qe ne 15 marsin e vitit te kaluar, me ndodhjen e tragjedise se Gerdecit, ku shume persona humben jeten teksa punonin gra e femije duke nxjerre buken e gojes duke cmontuar predhat e Gerdecit", theksoi lideri i LSI-se. Kjo parti deshiron nje Shqiperi ku te kete punesim, arsimim dhe kete sipas saj, do ta arrijne ne keto kater vjet. "Sali Berisha dhe e djathta e tij, do te kalojne ne opozite ne 28 Qershor me voten tuaj", shprehur sigurine Meta. Ndaj theksoi ai, me ardhjen ne pushtet te forces se tij politike, do te miratojne se pari projektligjin per moshen e trete ne menyre qe t'i vijne ne ndihme 380 mije pensionisteve, qe gjenden sot pa perkrahjen e shtetit ne te gjithe Shqiperine. Ne pjesemarrjen e tij ne konferencen e LRI-se ne Fier, Meta ka qene i shoqeruar nga deputetet Dritan Prifti , deputetja e "importuar" Angjelina Kola, nga Fatos Klosi, Artur Zheji etj. Xh.Beharaj