E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Politika personale dhe klanore, loje kunder qytetareve"

Politika e vogel e interesave personale e klanore, e ka kthyer qeverisjen e vendit ne nje loje, qe mund ta luajne vetem politikanet dhe nderkohe qe kete loje e paguajne vetem qytetaret ne kurrizin e tyre. Kjo eshte deklarata e bere dje nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate takimit me rrjetin e vullnetareve socialiste ne qytetin e Tepelenes. Kjo politike e vjeter, theksoi ai, qe jeton vetem me deshtimet qe i shkakton po vete duhet te marre fund, pasi ka vonuar rrugen e Shqiperise drejt mireqenies dhe zhvillimit. "Keto zgjedhje jane nje udhekryq mes se shkuares dhe se ardhmes dhe nje shtyse per t'i dhene jete nje bashkimi njerezish, qe nuk duan te mbeten peng i lojes se interesave te te njejtave personazhe e oborre familjare e klanore, sa djathtas e majtas", u tha te pranishmeve kryesocialisti. Sipas tij, kjo eshte edhe arsyeja pse zgjedhjet e 28 qershorit nuk jane te tij, por te qytetareve tonat dhe keto zgjedhje jane mundesia dhe mjeti per t'i hapur rruge shpresave e endrrave te femijeve shqiptare. "Keto zgjedhje jane te lidhura me c'ka ne mund te bejme se bashku, per te kthyer fleten e historise, duke e kthyer politiken nga mjet ekskluziv jetese i politikaneve, ne mjetin e ndryshimit ne duart e qytetareve", theksoi Rama nevojen per ndryshim. Kryetari i selise roze, duke nenvizuar nevojen per ndryshim, e cilesoi si nje nevoje qe ne 28 qershor te mos fitojne ata qe kane fituar gjithmone, edhe kur kane humbur politikanet, por te fitojne ata qe kane humbur gjithmone edhe kur kane fituar qytetaret. Per te, duhet nje bashkim i ri qytetaresh dhe jo nje pazar i vjeter kryetaresh. "Fitorja e 28 qershorit nuk do vije per te nderruar disa ministra me disa te tjere. Fitorja e 28 qershorit do te vije per te lidhur fjalet me veprat. Per te lidhur me ne fund vullnetin e popullit me sjelljen dhe me rezultatet e qeverisjes", iu drejtuar tepelenasve kryetari i partise me te madhe ne opozite. Sipas tij, kjo politike e vjeter qe jeton me deshtimet qe i shkakton vete, duhet te marre fund dhe qytetaret duhet te konkurrojne se kush i ben gjerat me mire ne sherbim te njerezve, kush mendon me mire e punon me mire per rrugezgjidhjen e problemeve te vendit dhe kush ushqen me shume shprese e besim tek Shqiperia. Denis Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›