E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta prezanton Mustafa Mucin, kandidat per Uren Vajgurore

Lideri i Levizjes Socialiste per Integrim, prezanton kandidatin per deputet Mustafa Muci dhe garantoi fitoren e tij, gjate nje takimi ne Uren Vajgurore. Meta u shpreh mjaft optimist per suksesin historik qe do kete Levizja Socialiste per Integrim, jo vetem ne Qarkun e Beratit, por fitorja e Levizjes Socialiste per Integrim do te jete historike ne te gjithe Shqiperine. Ne kete kuader, ai ka akuzuar dy drejtuesit e partive te vjetra, qe sipas tij, me listat e mbyllura ata kane eliminuar zonat elektorale nga sistemi zgjedhor ne Shqiperi, dhe i kane futur ne rresht deputetet si nepunes te kryetareve te partise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›