E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Mandati i dyte, me hyrje qyteti moderne"

U inaugurua dje fillimi i punimeve per sistemim-asfaltimin e hyrjes se qytetit te Fierit, nje investim i buxhetit te shtetit me nje vlere 283. 304. 487 lekesh. I pranishem ne ceremonine, Kryeministri vleresoi se ky projekt parashikon ndertimin e nje hyrje moderne me kater korsi dhe qe i pergjigjet ritmeve te shpejta te zhvillimit te ketij qyteti. "Ne po investojme kudo dhe po ecim ne kete menyre drejt nje mandati te dyte, me hyrje moderne neper qytete, me Shqiperine anetare te NATO-s, te sigurt ne realizimin e te gjithave premtimeve te dhena, dyfishimin e pagave te mesuesve, dyfishimin e pensioneve ne zonat rurale, dyfishimin e pagave te infermiereve, mjekeve, rritjen 50-70 % te pensioneve ne qytet, mbi dyfishimin e numrit te studenteve, internet ne te gjitha shkollat", u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij,

investimet e qeverise jane te shperndara si ne qytete e medha, ashtu dhe ne qytete te tjera. Cka sipas Berishes sjell fitoren e nje mandati te dyte per te djathten ne vend. Me nje mandat te tille, Berisha premtoi se qeveria e tij do te katerfishoje investimet. "Kjo shumice po i afrohet mandatit te dyte per shkak te ndryshimin e madh qe i ka bere Shqiperise dhe e vendosur per nje ndryshim edhe me te thelle ne kater vitet qe vine", u shpreh kryeministri.

Imitimi

Kryeministri Sali Berisha akuzoi dje rivalin e tij socialist, Edi Rama, se po e kopjon ne perdorimin e sloganeve. "Rivali im duke pare moton tone te perbashket se "Krutja po ndryshon", "Shqiperia po ndryshon", vendosi te na imitoje dhe per kete le ta falenderojme bashkerisht", ironizoi kryeministri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›