E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Saranda, pre e lakmise ku kafshohet perdite nga ndertimet"

Saranda eshte qyteti qe po kthehet ne pre te lakmise, ku kafshohet perdite nga ndertimet pa kriter. Ky eshte vrojtimi qe ka bere kryesocialisti Rama, gjate qendrimit ne qytetin bregdetar, ku u takua me vullnetaret socialiste. Ai tha se ne kete qytet po germohet per te ndertuar ne ato vende qe nuk duhet, duke e kthyer qytetin ne nje xhungel. "Nuk mund te privilegjohen disa persona te cilet kane ngritur gurore mes qytetit qe helmojne qytetaret duke lene menjane interesat e tyre", deklaroi Rama. Ai premtoi se me ardhjen ne pushtet do t'i nderroje faqen edhe Sarandes si gjithe Shqiperise. "Nuk mund te leme qe disa pseudo-pronare te rrembejne troje ne bregdet, ne emer te pasurimit te tyre", tha kryesocialisti. Ne mbyllje te fjales se tij, Rama paralelizoi nevojen per ndryshim, duke cituar Presidentin Obama, i cili u premtoi njerezve te thjesht amerikan ndryshimin dhe bashke me ta, ia arriti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›