E Diel, 1 Nëntor 2026

“NY Times”: Trafiku i fishekëve nga Shqipëria, reagon Pentagoni



Nga C. J. CHIVERS

Prestigjiozja “New York Times”, i është rikthyer për herë të tretë çështjes së trafikut të fishekëve nga Shqipëria në Afganistan. Këtë radhë, shkrimi i kalon kufijtë e aferës mes MEICO dhe AEY të Diverolit. Pas akuzave të NYT, Pentagoni ka vendosur të rishikojë të gjithë procedurat e tenderimit të armëve që shkojnë në Afganistan. Në shkrimin e djeshëm, që mban për autor të njëjtin e shkrimit të parë për Shqipërinë, C.J.Chivers, ushtria vendosi të rishikonte procedurat e kontratave, pasi disa zyrtarë të industrisë së armëve kishin deklaruar kohë më parë se, të ndodhte pezullimi, se ishte e qartë se ushtria kishte gabuar duke mos njohur faktorët e rrezikut në historinë dhe aktivitetet e AEY, dhe duke u tunduar nga një ofertë shumë e ulët. Edhe në këtë shkrim, përmendet se ishte pikërisht afera e AEY dhe 22- vjeçarit Diveroli, me shtetin shqiptar, ajo që solli një ndryshim të plotë në punën e Pentagonit dhe furnizimin me armë të Afganistanit.

Hetimet detyrojnë ushtrinë të rishikojë politikën e armëve

Nga C. J. CHIVERS

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka nisur një rishikim të gjerë të procedurave të përdorura për furnizimin e forcave të sigurisë në Afganistan dhe Irak me armë të huaja, e nxitur nga një deklaratë mashtrimi që ngre në pyetje kompetencat e furnizuesit kryesor privat të municioneve në Afganistan. Kompania, AEY Inc. në Majami Beach, u pezullua muajin e kaluar pasi hetuesit e ushtrisë e akuzuan atë për dërgimin e fishekëve të vjetër kinezë, duke i deklaruar si hungarezë. Ushtria vendosi të rishikonte procedurat e kontratave pasi disa zyrtarë të industrisë së armëve kishin deklaruar kohë më parë se të ndodhte pezullimi, se ishte e qartë se ushtria kishte gabuar, duke mos njohur faktorët e rrezikut në historinë dhe aktivitetet e AEY, dhe duke u tunduar nga një ofertë shumë e ulët. Problemet me kontratën, thana ata, ishin të dukshme që në fillim të këtij viti kur presidenti i AEY u pa duke bërë pazar për municione të huaja përfshirë raketa supore, në një shfaqje të armëve amerikane. Paratë që ai ofronte ishin shumë pak për të blerë municione me cilësi. Lejtant Gjen. William E. Mortensen, zv/komandant i Përgjithshëm i Komandës Materiale të Ushtrisë dhe Jeffrey P. Parsons, drejtor ekzekutiv i Komandës Kontraktuese të Ushtrisë, thanë javën e kaluar të bazuar në pyetjet mbi performancën e AEY dhe hetimet fillestare në historinë e kontratës, ushtria ka ndërmarrë një rishikim të zgjeruar të standardeve dhe procedurave të kontraktimit të armëve dhe ka planifikuar të rishikojë disa prej tyre. Kontratat kanë tërhequr vëmendjen e tre komisioneve të Kongresit, të cilat pritet të zhvillojnë seanca javët në vazhdim. Gjeneral Mortensen dhe Z. Parsons thanë se, ushtria po ekzaminonte mënyrat si i kishte porositur municionet e huaja dhe si e kishte kontrolluar cilësinë e tyre, paketimin dhe dërgimin deri tani. Planifikohet edhe të shikohet se si korrigjohen marrëveshjet e sponsorizuara nga Pentagoni në botën e shpesh të vrazhdë të sigurimit të armëve të huaja. “Ne do diskutojmë shumë mbi çfarë kemi bërë nën këtë kontratë”, shtoi Gjeneral Mortensen. “Ne e pranojmë se ka nevojë për të bërë ndryshime”. AEY, një kompani e vogël që vepron nga një zyrë e papërcaktuar, drejtohet nga Efraim E. Diveroli, 22 vjeç, i cili ka një biznes municionesh me eksperiencë të kufizuar. Babai i tij, Michael, e ka formuar kompaninë në vitin 1999. Në vitin 2004, AEY e vlerësonte Efraim Diverolin si një nëpunës. Në janar 2007, kompania u vlerësuar me një kontratë, me vlerën potenciale prej 298 milionë dollarësh, që e bëri atë furnizuesin kryesor të municioneve për forcat e sigurisë afgane të cilat luftonin kundër Al Kaedës dhe Talibanëve. Aktiviteti i kompanisë ka hapur një dritare vëzhgimi për botën e marrëveshjeve me armët e huaja, si dhe ka treguar mungesën e kontrollit të ofruesve që bëjnë biznes me Shtetet e Bashkuara. Kontrata kërkon gjithashtu edhe forcimin e prokurimit të praktikave ushtarake, të cilat janë të detajuara në një raport të një paneli të pavarur tetorin e kaluar. I njohur si Komisioni Gansler, paneli ka kritikuar ashpër ushtrinë për dështimin në trajnimin e eksperiencës së mjaftueshme kontraktuese për nëpunësit, duke i pozicionuar ato me shpejtësi dhe duke siguruar se ata menaxhojnë në mënyrën e duhur miliarda dollarë në kontrata për të furnizuar trupat e sigurisë në Afganistan dhe Irak. “Një element që do të rishikojë ushtria është çështja se si të korrigjohen lidhjet ndërmjet kontraktorëve të Pentagonit dhe bizneseve të tjera, e cila po shqyrtohet në Departamentin e Mbrojtjes”, vijoi Gjeneral Mortensen. Nën ligjin amerikan, tregtarët amerikanë duhet të zbulojnë çdo detaj të përfshirë në një dërgesë armësh përtej detit, përfshirë kompanitë e komisionit, transportimit dhe ripaketimit. Departamenti i Shtetit kontrollon nënkontraktorët dhe partnerët përkundrejt një liste vëzhgimi të të dyshuarve të përfshirë në marrëveshje ilegale armësh, por ligji i liron agjencitë federale dhe kontraktorët që punojnë për ta. Kërkuesit  e tregtarëve të armëve janë ankuar se shumë kontraktorë që furnizojnë vendet në luftë, përfshirë AEY, kanë punuar me kompani të dyshuara jashtë, dhe se Pentagoni nuk i ka vëzhguar aktivitetet e tyre. Gjeneral Mortensen e dinte se ushtria nuk e kishte rishikuar marrëdhënien e AEY dhe u shpreh se, çështja e korrigjimit po rishikohet tani. “Nëse ka një rrudhë në procesin tonë, atëherë me qartësi ne do ta rishikojmë atë”, shtoi ai. Një ekzaminimin i aktivitetit të AEY nga “The New York Times”, e raportuar për herë të parë muajin e kaluar, zbuloi se kompania kishte dërguar në Afganistan dhjetëra miliona fishekë të vjetër kinezë disa dekadash, të cilat ishin ripaketuar në kuti të holla kartoni. Blerja përfshinte lloje municione që NATO dhe Departamenti i Shtetit i kishin vlerësuar si të skaduara dhe të pasigurta, dhe kishin shpenzuar miliona dollarë për shkatërrimin e tyre. Ushtria dhe agjencia e eksportit që shiti pjesën më të madhe të tyre thanë se, municionet nuk ishin testuar për siguri nën standardet ushtarake të vendosura. Z. Diveroli ishte nën një akuze krimi për mbajtjen e një patente të falsifikuar në kohën  kur iu dha kontrata. Më pas ai filloi një biznes me një kompani të fshehtë në Qipro dhe dy tregtarë ndërkombëtarë armësh të cilët gjendeshin në listën e të dyshuarve nga federalët. Ai është regjistruar gjithashtu në një bisedë telefonike që sugjeronte korrupsionin në blerjen e armëve në Shqipëri. Prokurorët federalë kanë paraqitur prova të aktiviteteve të AEY në një juri të madhe  në Majami, sipas një dëshmitari dhe tre avokatëve të lidhur me këtë çështje. Hetuesit kanë vëzhguar zyrën e AEY vitin e kaluar. AEY ka refuzuar t’u përgjigjet disa pyetjeve për biznesin e tij. Por Hy Shapiro, avokati i Diverolit, u shpreh se, kompania kishte marrë shumë kontrata nga ushtria përpara asaj të Afganistanit  dhe kishte vepruar mirë. “AEY ka furnizuar nën këto kontrata”, theksoi ai në një bisedë telefonike. “AEY ka vepruar sipas kontratave, për këtë ajo ka konsideruar seriozisht edhe kontratën e Afganistanit”. Edhe pse vëmendja e publikut është fokusuar tek AEY, ushtria ka nisur ekzaminimin e praktikave të kontratave qeveritare. Ndryshe nga rregullat strikte për armët e NATO-s, standardet për blerjet e huaja variojnë nga kontrata në kontratë dhe shpesh ishin të vakëta dhe me pak kufizime. Disa zyrtarë në industrinë e armëve thanë se, standardet toleruese kanë kufizuar kontrollin e të gjitha municioneve por kanë siguruar se ushtria do ta përfundojë mirë këtë çështje. AEY ka dërguar rreth 125 milionë copë municion në Afganistan, sipas ushtrisë. Dokumentet nga Shqipëria tregojnë se pjesa më madhe e tyre ishin municion kinez nga depot shqiptare që ishte prodhuar rreth vitit 1960. Nuk ka pasur prova publike se AEY ka blerë municion drejtpërdrejt nga Kina. Kërkuesit mbi trafikimin e pavarur të armëve dhe disa konkurrentë të AEY u shprehën se, ushtria, pasi ka mësuar që z. Diveroli ka planifikuar të blejë nga Shqipëria, duhet ta ketë ditur se rrezikon të marrë mall nën standard. Agjencia shqiptare e transportit të armëve është përfshirë në skandale në të kaluarën, dhe rezervat shqiptare kanë një reputacion si të vjetra dhe të ruajtura keq, citoi se pronari i një kompanie tjetër të furnizimit të armëve, i cili ka kërkuar të flasë në kushte anonimiteti pasi shtoi se, Pentagoni mund të refuzojë ofertat e ardhshme të tij sepse ka kritikuar publikisht ushtrinë. Kërkuesit e ushtrisë kanë rënë dakord që aktiviteti i AEY duhet të ishte një paralajmërim. “Eshtë shumë e çuditshme për ne që qeveria amerikane do të lejonte municion shqiptar, sepse të gjithë ne e dimë se municioni shqiptar nuk është shumë i mirë”, u shpreh Peter Danssaert, një analist në Shërbimin Informativ Ndërkombëtar të Paqes në Belgjikë, një institut kërkimi i pavarur. Disa zyrtarë të industrisë së armëve thanë se, problemet ishin të dukshme. AEY ishte një kompani e re me një staf të ri dhe pa eksperiencë. Pjesë e modelit të biznesit të saj, sipas zyrtarëve, ishte të bënte oferta shumë të ulëta biznesi në kontrata dhe më pas të kërkonte ndihmë nga konkurrentët për të furnizuar municionet. Tregtarë privatë armësh thanë se, kjo praktikë ka shkaktuar probleme të parashikueshme. “Ata ulin çmimet e ofertave kaq ulët sa nuk mund të kishte brenda tyre mall me cilësi”, vijoi Sanford Brygidier, menaxher drejtimi i “Aztec International”, në Ocala, Fla. Z. Brygidier, i cili shtoi se, ka qenë në biznesin e armëve për 36 vjet, shtoi se z. Diveroli do t’u thoshte furnizuesve potencialë se ata duhej t’i pranonin çmimet e tij pasi ai kishte një kontratë dhe se nuk do të kishte asnjë blerës tjetër. “Ai donte këtë, atë, ai merrte menjëherë paratë në dorë”, u shpreh Z. Brygidier. “Unë i thashë kryesisht se kjo nuk ishte lojë kopshti fëmijësh dhe se ata nuk ishin në biznesin e edukimit. Unë i thashë të mos më telefononte më”. Z. Shapiro, avokati i z. Diveroli, refuzoi t’i përgjigjej pyetjes nëse AEY kishte shitur municion nga kompanitë që i kishin ulur çmimin. Ai nuk diskutoi nëse çmimet ishin në përgjithësi të ulëta. “Më dukej se çmimet e z. Diveroli duhet të kenë qenë më të ulëta se ato të konkurrentëve të tij të tjera pasi ushtria e vlerësoi atë me kontratën e Afganistanit”, tha Z. Shapiro. Supozimi i çmimeve të ulëta, thonë zyrtarë të industrisë, duket se kanë qenë shkaku që  e ka çuar z. Diveroli në Shqipëri, ku qeveria iu ka shitur municionet e saj për aq pak sa 2.2 cent copa, një çmim që e sugjeron gjendjen e tyre të dobët dhe moshën. Ed Grasso, president i “Sellier & Bellot”, SHBA, i cili ka siguruar municion të ri cek në Afganistan, theksoi se fishekët e pushkëve të reja që dërgonte AEY kushtonin 20 në 30 cent copa. Por në fillim të këtij viti duket se Diveroli ishte në kërkim të dëshpëruar për municione, thanë tre tregtarë. Ai u shfaq në Las Vegas në shkurt në një “SHOT show”, që e quan veten ekzibicioni më i madh i armëve të zjarrit në botë. Ai shkoi kabinë më kabinë, duke kërkuar furnizues për të përmbushur kontratën me Ushtrinë, përfshirë edhe ato për raketa supore, vazhduan ata. “Ai po kërkonte të blinte RPG-7, dhe donte të paguante 30 dollarë për këto gjëra”, tha një tregtar. “Ju nuk mund të ofroni atë çmim për atë mall, jo nëse kërkon një mall me cilësi”. Zakonisht një fishek i një arme të tillë RPG-7, kushton 60 në 85 dollarë. Ai shtoi se, “ai thjesht hyri dhe na dha një listë mallrash që ai po përpiqej të blinte dhe me çmime që askush nuk do ti prekte”. Ushtria nuk kishte vendosur datë për përfundimin e kontratës dhe as nuk kishte rekomanduar ndryshime. Puna procedon nën presion nga komiteti i reformave të Qeverisë dhe Vëzhgimi në Dhomën përfaqësuese si dhe Komiteti i Shërbimeve të armatosura të senatit. Komisioni i sipërmarrjes dhe biznesit të vogël të senatit po ekzaminon nëse z. Diveroli e ka deklaruar gabimisht AEY si një biznes të vogël në disavantazh, të zotëruar nga një minoritar për të marrë trajtim të veçantë në procesin e seleksionimit. “Z. Diveroli nuk e ka identifikuar AEY si një biznes të vogël në disavantazh në një formë online të paraqitur tek Ushtria për kontrata të tjera”, thanë Gjeneral Mortensen dhe z. Parsons. Por ata kanë shtuar se, kompania e tij nuk është certifikuar si e tillë nga Administrata Federale e Biznesit të vogël, dhe se AEY nuk ka marrë trajtim preferencial.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›