E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Rama të rregullojë sheshin “Skënderbej”

 

Kryetari i LSI-së Ilir Meta, gjatë një takimi në qytetin e Lushjës akuzoi qeverinë dhe Kryeministrin Berisha se nuk ka asnjë dimension human për të vlerësuar njerëzit që ndërtuan vendin. Duke folur për rrëzimin e p/ligjit që LSI i paraqitiu kuvendit për moshën e tretë, Meta tha se “Qeveria jonë, e cila harxhon para pa fund për gjëra krejtësisht të panevojshme, injoron 380 mijë pensionistë, kur ndërkohë fatura financiare për këtë P/ligj ishte vetëm 60 milionë dollarë. Asgjë për të ndihmuar, për të mbështetur këta pensionistë, që kanë sakrifikuar gjithë jetën e tyre dhe në fund të jetës plot sakrifica, nuk ndiejnë aspak përkujdesjen dhe dorën e shtetit”, tha Meta. Sipas tij, është kjo moshë që ka bërë veprat më të mëdha në vend që pas çlirimit të vendit. Kreu i LSI-së u ndal dhe tek turet që kryetari socialist bën në të gjithë Shqipërinë. “Mikut tim Rama do t’i thosha, se përpara se të vish t’u tregosh lushnjarëve se si mbillet kastraveci dhe domatja, rregulloje atë sheshin ‘Skënderbej’ që është për faqe të zezë, që për 9 vjet si kryetar Bashkie, nuk e ke rregulluar. Sepse po të bësh qoftë vetëm pesë xhiro në këtë shesh, duhet ta çosh makinën në servis”, tha Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›