E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Vetëm në Tiranë kanë aplikuar 100 mijë vetë”

 

Ministria e Brendshme reagoi dje menjëherë pas deklaratës së sekretarit socialist, duke e përgënjeshtruar atë. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Fatmir Konja, u shpreh dje se procesi i pajisjes së qytetarëve shqiptarë me letërnjoftime elektronike po ecën normalisht sipas të gjithë planifikimeve të parashikuara. Procesi ka filluar dhe vazhdon normalisht në Tiranë, procesi ka filluar në Durrës, procesi ka filluar në Shkodër, procesi ka filluar në Elbasan, procesi ka filluar në Lezhë, procesi ka filluar në Korçë, procesi ka filluar në Kamëz, procesi ka filluar në Lushnje. Në fillimin e javës procesi fillon në Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, çka përbën mbulimin deri më tani të rreth 60% të popullsisë së vendit. Vetëm në Tiranë kanë aplikuar deri më tani 100 mijë qytetarë”, tha Konja. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme akuzoi socialistët se pasi dështuan në tetë vjet në këtë proces, kërkojnë të sfumojnë suksesin e qeverisë. “Dështakët tetëvjeçarë të qeverisjes socialiste nuk do të munden të sfumojnë një nga sukseset më të mëdha të qeverisë Berisha, e cila u ofroi qytetarëve shqiptarë atë që u kishte premtuar që në ditët e para të saj”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme. Sipas tij, qeveria shqiptare ka ofruar për herë të parë standardet më të larta të infrastrukturës zgjedhore, ndërsa për herë të parë sot ka një regjistër elektronik të shtetasve shqiptarë dhe lista zgjedhësish pa publikime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›