Meta: Refoma, por duhet edhe mbështetja e opozitës për to
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Ilir Meta, duke folur për çështjen e imunitetit, të ngritur sot nga ambasadori amerikan Withers, theksoi se maxhoranca është e gatshme ta realizojë edhe në mënyrë institucionale. “Dua t’ju siguroj se ne jeni të hapur në çdo moment ta realizojmë edhe nga pikëpamja institucionale, por për këtë duhet edhe mirëkuptimi i opozitës, sepse është një veprim shumë i rëndësishëm. Ne çdo moment që opozita do te jete gati dhe do te jape mbështetje për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë, jam absolutisht i sigurtë që maxhoranca do ta avancojë këtë proces, pasi ka shprehur vullnetin e saj për t’i hapur rrugë drejtësisë për çdo çështje që ka të bëjë me hetimin e cilitdo, përfshi edhe ata që gëzojnë sot imunitet”, tha Meta gjatë një konference shtypi. Për sa i përket çështjes së bojkotit të Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste, Meta tha se maxhoranca ka afruar të gjitha mundësitë dhe hapësirat që lejon sistemi kushtetues dhe instutucional dhe “askush nuk duhet të kërkojë nga një maxhorancë që të ndryshojë thelbin e këtij sistemi, i cili ka të bëjë me pavarësinë e pushteteve, ku element kyç mbetet pavarësia e gjyqësorit”.
...