Qeveria është në mbështetje të talenteve të reja në fushën e artit
Berisha takohet me Drejtorin e ri Artistik të Orkestrës Simfonike të RTSH, zotin Massimo Palumbo
- Kryeministri Berisha nënvizoi rëndësinë për mbështetjen e talenteve të reja në këtë fushë ku artistët tanë kanë shkëlqyer dhe kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit të tyre
Kryeministri Berisha priti në një takim të përzemërt Mjeshtrin e Orkestrës Simfonike Italiane, zotin Massimo Palumbo si dhe Violonisten e njohur shqiptare, Suela Mullaj.
Në këtë takim merrnin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, zoti Petrit Beci si dhe Drejtoresha e Radio Tiranës, zonja Zamira Koleci.
Ky takim u zhvillua në kudër të një projekti të gjerë e ambicioz mbi rinovimin dhe riorganizimin e Orkestrës Simfonike të RTSH, pjesë prestigjioze e artit dhe muzikës së vendit.
Zoti Palumbo është një figurë nga më të rëndësishmet në Drejtimin e Orkestrave evropiane, si ato të Opera De Paris, Opera e Bajernit, Orkestra Kombëtare e Spanjës, Orkestra e Shtutgardit, e Drezdës, e Vjenës si dhe ka qenë solist i Teatrit La Scala di Milano.
Zoti Palumbo do të jetë Drejtori i ri Artistik i Orkestrës Simfonike të RTSH dhe në këtë kuadër ai i paraqiti Kryeministrit Berisha vizionin e tij dhe të stafit të tij mbi ngritjen e nivelit të kësaj orkestre në një stad superior.
Kryeministri Berisha siguroi për mbështetjen e qeverisë shqiptare në riorganizimin dhe fuqizimin e Orkestrës së RTSH, duke theksuar se ajo ka qenë dhe mbetet krenari dhe ekselencë e artit shqiptar në vend dhe në botë si dhe duke nënvizuar rëndësinë dhe prioritetin për mbështetjen e talenteve të reja në këtë fushë ku artistët tanë kanë shkëlqyer dhe kanë qenë ambasadorët më të mirë të vendit të tyre.
...