Meta: Reformë e thellë në zyrat e prokurorisë
TIRANE-Kreu i LSI-së Ilir Meta ftuar mbrëmë në "5 pyetjet nga Babaramo" akuzoi kreun e PS-së Edi Rama për presionin që i bëri Prokurorisë për video-përgjimin ndërsa paralajmëroi një reformë të thellë në organin e akuzës. Meta deklaroi se prokuroria përdori regjistrimin pa vendim gjykate ndërsa hodhi kritika të forta mbi lidershipin e saj për bashkëpunim me opozitën gjatë procesit kundër ti. Z.Meta gjatë intervistës së mbrëmshme foli edhe për kohën kur ishte kryeministër duke zbardhur faktin se në atë kohë Edi Rama ministër i Kulturës i shkruante vazhdimisht letra adhurimi duke e krahasuar edhe me ish-kryeministrin britanik Toni Bler. Për sa i përket mundësisë së rikthimit në qeveri, Meta tha se duhet kohë ndërsa për çështjen e Presidentit të ri, do të respektojë marrëveshjen me PD-në. Ilir Meta pohoi se LSI është tërhequr nga kërkesa për ndryshimin e sistemit zgjedhor ndërsa këmbënguli në korrektimin kombëtar.
Z.Meta, e nisim nga vendimi i gjykatës që ju dha pafajësinë por a mendoni se politikisht keni dalë i humbur?
Është rezultat shumë i thellë dhe jam i kënaqur me këtë rezultat sepse është unanim dhe njëkohësisht të gjithë e kemi ndjerë çfarë trysnie dhe presioni i poshtër është ushtruar mbi trupin gjykues nga përfaqësuesit e opozitës dhe medias. Janë arkitektët e këtij skandali manipulues dhe mashtrimi. Ndaj ky rezultat flet shumë qartë dhe pastër dhe natyrisht ka vënë pikëpyetje mbi gjykatën. Në orën e atij që i është hequr imuniteti u gjet një video. Në video ai merr 70 mijë euro. U përdor regjistrimi pa vendim gjykate.
Pse prokuroria duhet të pranojë presionin e opozitës?
Sepse lidershipi i prokurorisë është implikuar për shumë çështje, edhe këtë që më përket mua, që lidhej me një video, një montazh total, me heqje, me zëra por ajo që ekziston sot dhe e cila gjithashtu është e montuar do tua çoj të gjithë deputetëve.
Pra, e kam fjalën që prokuroria nisi tërësisht një proces politik, për qëllime shantazhi. Ne e kemi pasur si parim që të gjithë të heqim imunitetit, duke dhënë dorëheqjen për t'u ballafaquar me prokurorinë për t'i shkuar çështjes deri në fund.
Kur e keni kuptuar ekzistencën e saj?
Ekzistencën e saj e kam kuptuar para se të bëhen ndryshimet në qeveri. Kam qenë tepër i përmbajtur veçanërisht me personin në fjalë, por nuk e kisha menduar kurrë që kjo gjë mund të instrumentalizohej në këto përmasa por kjo është përgjegjësia e kreut të opozitës që vazhdon të mbajë qëndrime të papërgjegjshme. Ai inskenoi të gjithë këtë pasi u përpoq të më bënte shantazh pastaj zgjedhjet po afronin, vizat po hiqeshin ndaj duhej t'i bllokonte dhe sajoi këtë. Kjo është një çështje ordinere.
Ju thoni se arkitekt i kësaj është Rama por kur është bërë përgjimi, z.Prifti sulmonte Ramën për marrje kokaine. Mos ndoshta ka një motiv tjetër Prifti që ju ka sulmuar?
Unë nuk kam qenë dakord me deklaratat e zotërisë në fjalë që pinte 3 mije euro kokainë, se kam parë ndonjëherë por ai ka qenë i bindur për këtë. Problemi i Ramës është problem politik, nuk është moral pasi për të nuk ka rëndësi akuza kundër tij, ai harron dhe bashkohet me ty për një akuzë monstruoze. Por ka problem moral. Këtu nuk është çështje inati por drejtësie. Por nëse themi se duhet të shkatërrojmë Metën e LSI-në, duke bërë çdo lloj shantazhi, kemi të bëjmë me një standard të dyfishtë.
Ju thoni se Rama i ka bërë presion Prokurorisë dhe Gjykatës?
Ka bërë presion të tmerrshëm. Të gjithë thonë lart, lart por nuk më shqetëson kjo. Çështja gjykohet nga një gjykatës por kur prokurorët gjykojnë në mënyrë të pandershme, atëherë ata kush i gjykon? Ndaj një reformë në drejtësi është e domosdoshme.
Çfarë nënkuptoni me reformë në drejtësi?
Ekspertizat e tyre kanë qenë të paligjshme. Me dieta, me hotele luksoze dhe të gjitha të qëllimshme dhe bëhet të ligjshme, kur t'i i paralajmëron si palë mbrojtëse, në mënyrë që ne të provojmë një provë të ligjshme. Gjykoni fondet që harxhon prokuroria me fondet e shtetit. Gjatë procesit që ka ndodhur me ne, për këtë situatë që ne kemi, është prokuroria e shtetit.
Berisha paralajmëroi shkarkimin e Spahisë dhe ky është një presion që i bëhet gjykatës?
Më mori në telefon dhe më ftoi për drekë. Ishte dhe ministri i Shëndetësisë aty, ishte z.Berisha dhe z.Thaçi. Ditën tjetër foli për një diçka që nuk kishte kuptim. Gjykimet kanë qenë të palës tjetër.
FRESH festoi 20-vjetorin. Rama tha se dy janë figurat më emblematike. Ju që përballeni me drejtësinë dhe Majko. Çfarë shije ju la kjo?
Unë u përballa me Ramën dhe rezultati ishte 5 me 0. Ai njeri nuk e ka idenë se çfarë ka qenë FRESH. Ata intelektualë që dolën prej FRESH janë përjashtuar si Kastriot Islami. Rama nuk arrin dot të bëhet politikan. Kam letra të tij kur isha kryeministër dhe ai ministër që shprehte adhurim.
I keni ende letrat ?
Po. Po. I kemi të gjitha. Monika i mban madje tha që t'i çojmë në arkiv të FRESH-it pasi nuk kanë arkiv. Kam dëgjuar, Havarin tek Çani. Donte t'ja atribuonte vetes prishjen e ndërtesave tek Parku Rinia. Ne nuk kishim asnjë lidhje me rininë komuniste dhe u përpoqëm t'i japin një frymëmarrje dhe ky person bënte thirrjet për ekzekutimet e komunistëve pavarësisht se ai kishte një lidhje të fortë me nomenklaturën dhe se krijonte partinë islamike me z.Ngjela. Tani merr atribute të tjera. Më shkruan se më krahasonte me Blerin. Kur të vish në shtëpi ti tregojmë me Monikën. Ai më fliste në celular në këmbë pa qenë unë aty. Por këto s'kanë rëndësi.
Ai thotë se ka një shans të dytë me z.Meta. Ka vërtetë një shans të dytë?
Zakonisht shanset i ka ai që është më i fortë. Ai është më i dobët. Nuk shkon në vitin 2012 që të thuash: Ndjesë pastë partia…
Olldashi ka thënë që duhet të jetë Topalli...
Nuk jam kundër por dua të jem sa më institucional për t'u diskutuar me njerëzit e mi dhe forumet.
Z.Topi e ka bërë detyrën siç duhet?
Ende se ka përfunduar. Presim të përfundojë mandatin dhe nuk mund të flasim para kohës.
Nano është një emër që është folur për postin e Presidentit. Ju e mbështesni?
Mos më vini në pozitë të vështirë. Z.Nano është një politikan me vlerë që ka kontributin e tij, është një figurë historike e PS-së, ka shprehur vullnetin e tij por kjo është çështje që do të diskutohet në kohën e duhur. Ai kandidat që do të zgjidhet do të jetë konsesual. Kemi një marrëveshje me PD, 4-vjeçare dhe ne jemi të interesuar që t'i qëndrojmë kësaj marrëveshjeje.
Pse, e marrëveshjes është që të jepni votat për presidentin e PD-së dhe ju tu lihet prokuroria?
Ajo që është e sigurt është që prokuroria do të reformohet. Problemi ka të bëjë se çfarë heqin qytetarët shqiptarë në prokurori. Ne nuk hyjmë në kompromise të tilla sepse president, Kryepro-kurori, kreu i SHISH apo KLSH-së kanë detyrat të përcaktuara, janë institucione shumë të rëndësishme.
Do të riktheheni në qeveri?
Nuk kam dashur të angazhohem në qeveri që në fillim pasi kam qenë kryeministër në moshë fare të re, dhe poste të tjera. Por angazhimi im është në LSI dhe angazhimi në qeveri kërkon kohë. Gjithsesi nuk jam këtu për tu marrë me këtë çështje. Por përmbyllja e konventës së LSI-së, përmirësimi i mëtejshëm i LSI-së.
(d.b/BalkanWeb)