E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta-Riker: Të votohet pa vonesa heqja e imunitetit

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta është takuar sot me Zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Filip Riker ku në fokus ka qënë ecuria e reformave.
 

Të dy bashkëbiseduesit kanë rëndë dakort se duhet të votohet pa vonesa heqja e imunitetit ndërsa kanë shtuar se duhet përgjegjshmëri e madhe politike për marrjen e statusit kandidat.
 

Gjithashtu zyrtari i lartë i SHBA-së dhe kreu i LSI-së Meta kanë theksuar se duhet të konsolidohet pavarësia e institucioneve.
 

Nga ana e tij, Meta theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim do të vazhdojë rolin e saj konstruktiv në përmbushje të reformave të rëndësishme për vendin ndërsa ka vlerësuar edhe mbështetjen dhe partneritetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Shqipërisë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›