Meta: “Sali Berisha, gangsteri që kërcënon Parlamentin”
Kreu i LSI-së komenton shantazhin me dosje të kryeministrit ndaj opozitës. Meta: “Berisha ka kryer veprën penale të fshehjes së veprave penale”
Shaban Sulçe
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, dënoi shantazhin e bërë nga Kuvend nga kryeministri Berisha ndaj deputetëve të opozitës. Meta e cilësoi Berishën si pronar gangster të Parlamentit dhe shkelës të çdo standardi të moralit politik e njerëzor. Kryetari i LSI-së tha se kryeministri, nëse ka dosje korrupsioni për deputetët e opozitës, duhet t’i depozitojë ato në Prokurori, dhe jo t’i përdorë ato për t’u mbyllur gojën deputetëve të opozitës sa herë që në skenë dalin skandale të qeverisjes së korruptuar të tij. “Në vend që të përgjigjej me transparencë ndaj akuzave të rënda për lidhje të tij me rrjete mafioze e kriminale ndërkombëtare, që po nxijnë edhe atë imazh pozitiv që na kanë dhënë aleatët tanë me ftesën për në NATO, përkundrazi, Sali Berisha, krejtësisht i çoroditur emocionalisht nga kjo aferë e zbuluar së fundi, ushtron një presion kriminal mbi përfaqësuesit e popullit, duke i thënë të mbyllin gojën, ose ndryshe ai do të nxjerrë provat e rënda, madje dhe filmime të përfshirjes së tyre në punë të pista e korruptive”.
Vepra penale
Kryetari i LSI-së tha se kryeministri Berisha ka gënjyer shqiptarët në premtimin e tij për luftën kundër korrupsionit, përderisa ai mban të fshehur afera apo krime të deputetëve të caktuar. Meta theksoi gjithashtu se kjo fshehje e këtyre fakteve nga ana e Berishës, përveçse është përgjegjësi politike, përbën edhe përgjegjësi penale. “Kryeministri Berisha, që i gënjen çdo ditë shqiptarët se lufta kundër korrupsionit dhe krimit janë sfida e jetës së tij, mban në sirtarët e tij afera e krime të deputetëve dhe nuk i denoncon ato. Si mund të luftohet krimi dhe korrupsioni nga një kryeministër i tillë, në rast se ai vetë ruan e fsheh krime të politikanëve të tjerë, qofshin këta edhe të opozitës, ndërkohë kur ka bërë një spot ku i bënë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që të denoncojnë tek ai çdo rast abuzimi dhe shkelje të ligjit? Ndaj ne e denoncojmë këtë fakt si një përgjegjësi jo vetëm politike, por edhe penale, pasi të fshehësh fakte kriminale do të thotë të mbash përgjegjësi penale në një shtet ligjor. Kur do t'i nxjerrë këto dosje zoti Berisha? Apo atëherë kur të prishen pazaret që ka bërë me ata që i kërcënon?” - tha Meta.
Mocioni
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, foli edhe për çështjen e kërkesës së mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit Berisha. Meta fajësoi deputetët e opozitës, të cilët votuan pro ndryshimeve kushtetuese, ndryshime të cilat tashmë nuk e rrezikojnë Berishën, por e fuqizojnë atë edhe përballë kërkesave për mocion mosbesimi. “Sali Berisha e sfidoi sërish Parlamentin duke kërkuar, madje duke u lutur me hipokrizi për mocion mosbesimi, pasi ai e di mirë se çfarë bëri me ndryshimet e Kushtetutës më 21 prill: Bëri pikërisht të pamundur çdo lloj mocioni mosbesimi ndaj tij nga ana e opozitës dhe Parlamentit, duke siguruar për fat të keq, për aq kohë sa do të jetë në postin e kryeministrit, imunitet të plotë ndaj aktivitetit të tij mafioz dhe kriminal”, - vijoi Meta. Kryetari i LSI-së tha se kryeministri Berisha duhet ta ketë të qartë se nuk mund të shantazhojë shumicën e shqiptarëve, të cilët janë njerëz të lirë dhe nuk pajtohen me aferat kriminale të qeverisjes më të korruptuar që ka pasur vendi deri tani. “Tashmë është forcuar bindja e shumicës së shqiptarëve se vetëm duke ikur Sali Berisha vendi mund të shpëtojë nga krimi, nga korrupsioni dhe nga pengmarrja”, - përfundoi kryetari i LSI-së, Ilir Meta.
8 Tetor 2008