Meta: Shqipëria do të ndihmojë integrimin e serbëve në Kosovë
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta, thotë se Tirana do të bëjë përpjekje të forta për të ndihmuar integrimin e serbëve në Kosovë. Zoti Meta tha të martën se qeveria shqiptare ka në plan të ndihmojë serbët të ndërtojnë shtepitë dhe qendrat kultore të vendit në zonat ku ata përbëjnë shumicën. Ai tha se komuniteti serbs sjell vlera të rendësishme për Kosovën demokratike. Deri tani pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 64 shtete. //kh//