E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqiperia i meriton vizat dhe integrimin ne BE

Denis Dedej
Zevendeskryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme te Shqiperise, Ilir Meta, u shpreh se qeveria shqiptare gjate 8 muajve te fundit, ka bere nje progres spektakolar dhe i ka plotesuar kushtet per liberalizimin e vizave. Deklarata e kreut te diplomacise shqiptare u be gjate dites se djeshme, pas takimit me homologun e tij italian, Franko Fratini, ne nje konference te perbashket per shtyp. Ministri shqiptar tha gjithashtu se ministri Fratini, eshte nje nga nxitesit dhe avokatet me te fuqishem te liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe vendet e tjera te rajonit. "Ajo qe mund te them si minister i Jashtem i Shqiperise, duke qene se kjo Ministri mban edhe pergjegjesine e koordinimit te gjithe procesit, te permbushjes se detyrimeve te liberalizimit te vizave, eshte se qeveria shqiptare gjate ketyre tete muajve te fundit ne menyre te vecante, ka bere nje progres spektakolar ne te kater blloqet, dhe te gjitha detyrimet teknike per ne jane te permbushura", u shpreh Meta. Sipas tij, liberalizimi i vizave per qytetaret tane nuk eshte thjesht nje mundesi per te shkuar jashte, sepse nje e treta e qytetareve tane ndodhet jashte, qindra mijera te tjere kane ne pasaportat e tyre viza Shengen. Por kjo, theksoi ai, "eshte nje ceshtje ne radhe te pare dinjiteti njerezor dhe besojme se e meritojme per shkak te kushteve qe kemi realizuar". I pyetur nga mediat italiane per mosmarreveshjen me opoziten, zevendeskryeministri shqiptar theksoi edhe njehere vullnetin e qeverise dhe te mazhorances per te bashkepunuar ngushtesisht edhe me opoziten, ne arritjen e te gjithe ketyre objektivave per integrimin evropian te vendit. "Duhet te sillemi ne menyre evropiane qe te gjithe, demokracia ka rregullat e saj, ashtu sikurse edhe zgjedhjet demokratike kane rregullat e tyre. Te gjitha keto rregulla jane vendosur me konsensusin e te dy paleve dhe duhet te respektohen edhe pas perfundimit te zgjedhjeve", u shpreh Meta. Sipas tij, Shqiperia eshte nje vend demokratik dhe evropian, eshte nje anetar i NATO-s, synon te behet anetar i Bashkimit Evropian. Ai nenvizoi se ne cdo vend demokratik marreveshjet, apo me sakte, mosmarreveshjet, duhet te zgjidhen ne menyre kushtetuese dhe institucionale. Me tej, ministri i Jashtem tha se fjala e fundit ne cdo vend demokratik i mbetet gjykates. "Parlamenti shqiptar dhe politika shqiptare, nuk mund te marrin persiper te diskutojne vendimet e gjykates se zgjedhjeve, prandaj kemi qene dhe jemi te hapur, lidhur me pretendimin e opozites sone qe t'i drejtohet Gjykates Kushtetuese, madje kemi pranuar qe t'i drejtohet edhe Komisionit te Venecias. Dhe ne kete drejtim ne jemi gjithmone te hapur per te bashkepunuar me ta ne menyren me konstruktive dhe me evropiane", tha nder te tjera, numri dy i qeverise shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›