E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Vizat, s'na vonoi BE por deshtimi i qeverise

Partia Socialiste pershendeti dje deklaraten e ministrit te Jashtem se Italise, Franko Fratini, dhe shprehu mirenjohje per ndihmen dhe mbeshtetjen e vazhdueshme qe miqte e fqinjet tane italiane, kane dhene ne funksion te pershpejtimit te proceseve integruese dhe liberalizimit te vizave. Ne nje deklarate per shtyp deputetja socialiste Olta Xhacka, tha se Partia Socialiste shpreson ne nje pergjigje pozitive deri ne maj, qe shqiptaret te kene mundesine te levizin lirshem ne Evrope. Pasi ne te kundert, nenvizoi zyrtarja socialiste, humbja edhe e ketij shansi, do te ishte teper e rende per Shqiperine dhe shqiptaret. "Jemi te vetedijshem se vonesat ne liberalizimin e vizave, nuk kane pasur te bejne me qendrimin e Bashkimit Evropian, por me deshtimin e vazhdueshem te qeverise shqiptare ne permbushjen e obligimeve te kerkuara dhe se fundmi mungeses se vullnetit per te zgjidhur krizen politike ne vend", vleresoi Xhacka. Sa i perket ceshtjes se transparences se zgjedhjeve, zyrtarja socialiste theksoi se "kjo eshte nje e drejte e mohuar qe populli opozitar do ta fitoje ne rrugen e protestes pa ndalim, kunder pushtetit te vjedhur qe po rrenon edhe ekonomine pasi tjetersoi vullnetin e zgjedhesve ne 28 qershor". Prej kohesh socialistet jane shprehur skeptik per procesin e liberalizimit te vizave per shqiptaret brenda ketij viti, pavaresisht se nga ana tjeter, ne takimet qe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar jashte vendit, ka bere thirrje per pershpejtimin e liberalizimit te vizave. Nga Brukseli, Strasburgu dhe vende te cilat jane vizuar se fundmi nga vete lideri i socialisteve, ai ka kerkuar mbeshtetje per heqjen e vizave per qytetaret shqiptare. Nje mbeshtetje e tille iu eshte kerkuar edhe eurosocialisteve.
Liberalizimi i vizave
Mbeshtetja

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›