"Zgjedhjet, rezultatet absolutisht te rregullta"
"Zgjedhjet ne Shqiperi jane monitoruar nga nje komision ekspertesh te misionit te OSBE-ODIHR, rezultatet e te cilave jane gjykuar si absolutisht te rregullta, duke respektuar sistemin e zgjedhjeve elektorale". Ky eshte komenti i ministri te Jashtem te Italise, Franko Fratini, lidhur me zgjedhjet e fundit parlamentare ne Shqiperi. Ai shprehu besimin qe te gjitha forcat politike ne Shqiperi, duhet te kuptojne se Shqiperia ndodhet ne nje pasazh vendimtar per te ardhmen e saj evropiane. "Mbi te gjitha forcat politike rendon nje mundesi e madhe por edhe njekohesisht nje pergjegjesi e madhe. Ndaj per mendimin tim, te gjitha forcat politike shqiptare duhet tani te bashkepunojne ngushte ne Parlamentin shqiptar per integrimin ne Evrope",-tha Fratini. Sipas tij, kjo pergjegjesi e madhe sigurisht ka te beje me faktin se te gjithe duhet te punojme se bashku per te cuar Shqiperine ne BE. Per te, pergjegjesia e madhe ka te beje edhe me mosfutjen e elementeve te krisjes apo thyerjes qe mund ta largojne Shqiperine nga BE. Fratini siguroi se Italia do te punoje fuqishem per te arritur rezultate pozitive si per sa i perket procesit te liberalizimit te vizave, por edhe per sa i perket perfitimit te statusit te vendit kandidat ne BE. Por kjo pergjegjesi e madhe vijoi ai, krahas kesaj mundesie te madhe, eshte dicka qe ekziston dhe do te vazhdoje te ekzistoje pavaresisht perpjekjeve qe Italia do te beje. "Miqte e Shqiperise do te jene te rendesishem, por do te jete sistemi politik i brendshem ne Shqiperi, i cili duhet t'i jape pergjigjet e duhura Evropes. Ndaj per mendimin tim, te gjitha forcat politike shqiptare duhet tani te bashkepunojne ngushte ne Parlamentin shqiptar per integrimin ne Evrope", sugjeroi ministri i Jashtem i Italise.
Perurimi
Ministri i Jashtem i Italise, Fratini dhe zevendeskryeministri i Shqiperise, njeheresh minister i Jashtem, Ilir Meta, moren pjese pasditen e djeshme ne inaugurimin e pavijonit me fotografite e fotografit Roland Tasho.
Bashkepunimi
Me 29 prill, ministerial per Korridorin 8 ne Tirane
Ministri i Jashtem i Italise tha dje se per sa i perket projektit mjaft te rendesishem sic eshte ai i Korridorit te 8-te, shteti i tij mbeshtet fort kete nisme. "Sikurse u konfirmua edhe nga Ministri Meta, ne daten 29 prill do te realizohet ne Tirane nje takim mes Ministrave te Transporteve te dy vendeve tona, sigurisht edhe me pranine e Ministrave te Transporteve te Maqedonise dhe Bullgarise dhe me perfaqesues te organizmave financiare te cilet do te mundesojne nxitjen e kesaj iniciative, e cila eshte mjaft e rendesishme per sa i perket sektorit infrastrukturor te transporteve ne Evrope", beri te ditur Franko Fratini. Ndersa per sa i perket ceshtjes se Kosoves, kreu i diplomacise italiane beri te ditur se brenda ketij muaji do te zhvilloje nje vizite ne Kosove. "Une besoj se ekziston mundesia ne planin rajonal dhe ne do ta mbeshtesim fuqishem pikerisht zhvillimin e ketij vendi te rajonit, per sa i perket zhvillimit te metejshem ekonomik, infrastrukturor dhe social", tha ai.