Meta: Shqiperia, pa viza brenda vitit
Ne nje interviste ekskluzive, ministri i Jashtem shqiptar, Ilir Meta deklaroi per "EurActiv", botim i Bashkimit Evropian, se elasticiteti dhe pergjegjesia per te ardhmen e perbashket te Ballkanit Perendimor ne Bashkimin Evropian jane te parat dhe Serbia me Kosoven, duhet te ulen ne te njejten tryeze ne forumin e ardhshem rajonal, duke lene pas emra dhe flamuj vendesh.
Zoti zv/kryeminister, ju jeni ketu ne Bruksel kur duket se ka nje ofensive diplomatike. Vetem pak dite me pare ishte ketu edhe kryeministri juaj, i cili dorezoi pergjigjet e Pyetesorit te Komisionit Evropian. Sa faqe zinin ato pergjigje?
Behet fjale per mijera faqe, por une mendoj se themelore eshte se pati nje angazhim te jashtezakonshem te te gjithe administrates sone dhe eksperteve te saj, shoqerise civile dhe sektorit privat. Ne jemi krenare qe mundem t'u pergjigjeshim mbi 2.000 pyetjeve; nderkohe jemi ne nje bashkepunim shume te ngushte dhe marredhenie konstruktive me Komisionin Evropian per vijimesine e ketij procesi, pasi ai do te shqyrtoje pergjigjet tona dhe ndoshta do te bejne disa pyetje shtese. Sigurisht qe ky perben nje proces te vazhdueshem dhe shume konstruktiv; ndaj, ne jemi te interesuar dhe deshirojme te ecim perpara sa me shpejt te jete e mundur.
Jane 2.000 pyetje, disa me te veshtira se te tjerat....cilat ishin me te veshtirat?
Mendoj se ky eshte nje proces tejet kompleks, i cili ka te beje me te gjitha fushat, pa perjashtim. Nuk mund t'iu them se cila nga pyetjet ishte me e veshtira, pasi secila prej tyre ishte nje sfide me vete, por mund t'u them se me e lehta ishte pyetja mbi marredheniet nderkombetare te Shqiperise dhe politika rajonale.
Cka kryesisht do te thote se per ju nuk eshte e veshtire t'i bashkengjiteni politikes se jashtme te BE-se. Por le te marrim drejtesine dhe ceshtjet e brendshme, nje fushe kjo ku Komisioni Evropian eshte tejet kerkues; atehere, cfare i thate ju Komisionit? Qe mafia shqiptare nuk ekziston me dhe se cdonjeri prej tyre eshte ne burg?
Jo, jo, ne nuk mund ta themi kete. Por ne mund te themi shume gjera te tjera per legjislacionin e miratuar, per zbatimin e tij dhe per statistikat tona, te cilat jane permiresuar. Dhe jo vetem Shqiperia, por edhe vendet fqinj mund te thone plot gjera per suksesin e tyre ne bashkepunimin me Shqiperine, ne luften kunder krimit te organizuar dhe cdo lloj trafikimi te qenieve njerezore dhe te droges. Kohet e fundit ne miratuam nje ligj mbi konfiskimin e pasurive te krimit te organizuar dhe terrorizmit, i cili do te filloje te zbatohet; ky ligj eshte thelbesor jo vetem per ndjekjen penale te individeve kriminale, por edhe per shkaterrimin e terrenit ekonomik dhe te financimit te veprimtarise se tyre.
Gjithashtu, ne kemi bere hapa te medhenj perpara ne luften kunder pastrimit te parave, nepermjet forcimit te kapaciteteve tona, duke rritur profesionalizmin e tyre ne luften kunder trafikut te paligjshem te droges dhe ne shume fusha te tjera qe preokupojne edhe Bashkimin Evropian.
Vecse te gjitha keto jane te pamundura pa bashkepunimin nderkombetar, pasi ju duhet te merreni edhe me partneret tuaj?
Po, i gjithe ky perparim qe kemi bere eshte ne nje mase te madhe edhe rezultat i nje bashkepunimi shume te ngushte me vendet anetare te BE-se dhe me partnere te tjere, si SHBA-te. Pa mbeshtetjen, ndihmen dhe trajnimin nga ana e tyre te njerezve tane ne fusha te panjohura me pare dhe mbeshtetjes me teknologji, mendoj se do te kishte qene e veshtire per ne qe te kishim nje perparim te tille. Ndaj sigurisht, ne kemi besim edhe ne mbeshtetjen e tyre ne te ardhmen, pasi eshte ne interesin tone qe te kemi nje vend me te sigurt; por nje Shqiperi dhe Ballkan me i sigurt eshte edhe ne interesin e vete Bashkimit Evropian.
Krijimi i besimit ndermjet agjencive te zbatimit te ligjit eshte nje detyre e realizueshme, por ndoshta me e veshtire eshte te bindesh opinionin publik ne vendet perendimore, se Shqiperia eshte nje vend i sigurt.
Kjo do te vije me kohe. Ne duhet te punojme me shume qe ta bejme edhe me te qarte perparimin tone; por mund te jete edhe me e dobishme qe te bejme me shume te njohur turizmin tone, me qellim qe te sjellim me shume turiste nga vendet e BE-se ne Shqiperi; kjo do t'i ndihmonte ata te ndryshonin njehere e mire perceptimin e tyre per Shqiperine, si nje vend i sigurt dhe me bukuri te mahnitshme.
Por edhe shqiptaret deshirojne te udhetojne jashte vendit; ndaj dhe BE-ja po jeteson nje program per liberalizimin e vizave, zbatimi i te cilit do te coje ne heqjen e kerkesave per viza. A prisni qe ky vendim te merret kete vit?
Ne besojme se kemi permbushur pothuajse te gjitha kerkesat dhe vijojme te raportojme. Ne besojme se keto perpjekje do te vleresohen nga Komisioni Evropian dhe ne shpresojme per nje pergjigje pozitive ne kete drejtim. Ne mendojme se ka shume te ngjare qe vendimi perkates te merret dhe te vihet ne zbatim gjate ketij viti.
A mendoni se Komisioni e ka me te veshtire te vendose mbi Shqiperine, meqenese vendi juaj njihet si nje nder vendet me trysni te larte emigrimi?
Une mendoj se ky mund te jete nje argument qe shkon ne favor te Shqiperise, pasi 1/3 e njerezve tane jetojne ne Evrope si emigrante ne Itali, Greqi, Mbreterine e Bashkuar, Belgjike dhe sigurisht ne SHBA, Kanada dhe vende te tjera. Ka nje numer te konsiderueshem shqiptaresh qe kane vize "Shengen" ne pasaportat e tyre; ndaj ne kete rast nuk mendoj se ky perben nje argument negativ, por perkundrazi pozitiv, te gjithe ata qe kane dashur te largohen nga vendi ne keto 20 vitet e fundit i kane gjetur mundesite dhe ketu perjashtoj mundesine e problemeve dhe keqkuptimeve me liberalizimin e vizave.
Gjithashtu, qeveria po ndermerr hapa per t'u shpjeguar publikisht te gjithe shtetasve se cdo te thote liberalizim vizash, sipas te cilit ata nuk mund te shkojne jashte shtetit dhe te qendrojne aty per gjithmone dhe se nuk mund te punesohen; keto shpjegime qe behen edhe nepermjet televizionit, do te vijojne deri diten kur do te merret vendimi.
Shqiperia ka ngecur ne nje ngerc politik, ku opozita ka bojkotuar Parlamentin qysh nga viti i kaluar, me pretendime per mashtrim zgjedhor. A shpresoni per ndonje lajm te mire nga Shqiperia, si liberalizimi i vizave apo marrja e statusit te kandidatit te BE-se, perpara zgjidhjes se ketij problemi?
Une mendoj se gjendja e tanishme politike nuk ka te beje aspak me procesin e liberalizimit te vizave; ky i fundit eshte thjesht nje proces teknik qe mbeshtetet mbi parime te drejta dhe rigoroze.
Po, por ai ka nje rendesi te madhe politike......
Une mendoj se ai eshte nje proces qe ka te beje me njerezit dhe jo me njeren apo me tjetren pale. Gjithashtu edhe opozita eshte ne favor te liberalizimit te vizave per sa i perket te gjitha kritereve. Pothuajse te gjitha keto kritere jane plotesuar dhe ne po thellojme perpjekjet tona per forcimin e zbatimit te ketyre kritereve.
Pra, ju po thoni se liberalizimi i vizave mund te ece ne kursin e vet; por a mendoni ju se Shqiperia do te marre statusin e kandidatit per ne BE perpara se Parlamenti te filloje te funksionoje?
Sigurisht. Ne mendojme se marrja e statusit te kandidatit eshte themelore per permiresimin e klimes politike dhe rivendosjen e dialogut ndermjet shumices dhe opozites. Qeveria eshte tejet e perkushtuar per plotesimin e te gjithe kerkesave te opozites, te cilat kane te bejne kryesisht me hetimin e zgjedhjeve te fundit parlamentare. Ne i kemi garantuar opozites shumicen e nje komisioni hetimor parlamentar, kryesine e ketij komisioni dhe hetimin e cdo ceshtjeje qe shqeteson ata lidhur me debatet mbi hapjen e kutive zgjedhore. Ne e kemi bere te qarte se nga ana jone do te ofrohet vullneti politik dhe gjithcka qe eshte ne dore te qeverise. Por kjo eshte nje ceshtje qe ka te beje edhe me pavaresine e gjykatave dhe sistemit te drejtesise. Pra, ne e kemi bere te qarte se per ta eshte mjaft e rendesishme t'i drejtohen Gjykates Kushtetuese dhe ne rast se kjo e fundit do te beje nje interpretim pozitiv te kerkeses se tyre, ne do ta respektojme kete kerkese.
Po ashtu, ne kemi qene ta hapur ndaj tyre edhe lidhur me mundesine qe ata t'i drejtohen Komisionit te Venecias, nje institucion ky mjaft i besueshem nderkombetar i te drejtes dhe demokracise, i cili i ka dhene vendit tone ekspertize mbi Kushtetuten, etj.
Gjithashtu ne e kemi bere te qarte qe ne rast se duan te hetojne keto pretendime ligjerisht dhe profesionalisht, ata duhet t'i drejtohen prokurorise, e cila eshte plotesisht e pavarur nga qeveria. Ne kemi deklaruar se qeveria do t'i jape gjithe ndihmen e nevojshme prokurorise per te ngritur nje Task-Force me aq prokurore sa te jete e nevojshme ne kete rast, per te hetuar te gjitha pretendimet qe ata paraqesin per mashtrim dhe manipulime ne zgjedhje dhe per ndjekjen penale te fajtoreve.
Pra, Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias do te veprojne si arbitra, mirepo ky proces mund te kerkoje nje kohe te gjate....
Pike se pari, keto jane te vetmet menyra institucionale per kapercimin e ketyre mosmarreveshjeve. Por kjo nuk do te thote se Komisioni Hetimor parlamentar duhet te prese deri ne ate moment. Ky komision mund te filloje punen dhe te zhvilloje hetime mbi te gjitha ceshtjet, per rrjedhoje kur te vije interpretimi nga Gjykata Kushtetuese ose Komisioni i Venecias, ata mund te vazhdojne ose jo hetimin, mbi bazen e vendimit mbi kerkesen per hapjen e kutive zgjedhore dhe rinumerimin e votave.
Duket se vendet ne Ballkanin Perendimor jane shume novatore ne bllokimin e ofertave te tyre per anetaresim ne BE; keshtu ndodh me Maqedonine ne konfliktin e saj per ceshtjen e emrit me Greqine, me Bosnjen ne ngercin e saj kushtetues, dhe me Serbine e Kosoven te perfshira ne nje konflikt perhere e me kompleks. A eshte pjese e kesaj skeme edhe Parlamenti i bllokuar shqiptar?
Ne sigurisht qe duam ta kapercejme kete situate. Ne po bejme perpjekje per te dhene mesazhe pozitive dhe konstruktive bashkepunimi; por ne duhet te respektojme edhe Kushtetuten, pasi ajo eshte kushtetuta e gjithe vendit dhe jo vetem e shumices qeverisese. Gjithashtu ne nuk duhet te lejojme qe politika te dale mbi vendimet e gjykatave, pasi forcimi i sundimit te ligjit eshte kerkese themelore per integrimin e vendit ne BE.
Me 2 qershor ne Sarajeve do te zhvillohet Samiti i Vendeve te Ballkanit Perendimor, vendi juaj po ndihmon per te shmangur perseritjen e asaj situate, kur Presidenti serb bojkotoi nje takim te ngjashem te organizuar ne Slloveni. Cfare do t'u keshillonit miqve tuaj kosovare dhe miqve tuaj ne Beograd?
Ne u themi te dy paleve se suksesi i cdo nisme rajonale, ka te beje me pjesemarrjen e gjithsecilit. Kjo eshte e para. Ne nuk duam qe dikush to perjashtohet ose te vete perjashtohet. Eshte thelbesore qe te gjendet nje menyre praktike.
Si, pa flamuj, pa emra vendesh?
Per ne keto nuk jane te rendesishme. E rendesishme eshte qe te dyja palet te bien dakord per te marre pjese ne kete veprimtari, ndersa menyra se si behet nje gje e tille nuk eshte e rendesishme. E rendesishme eshte qe te tregohet elasticitet dhe pergjegjesi e ndersjelle per te ardhmen ne Bashkimin Evropian.
Ju duhet te keni ndikim te madh ne Prishtine. Si e shihni Kosoven, si kombi juaj "moter" si nje komb i njejte? Cfare lloj marredheniesh keni me te?
Marredheniet tona me Kosoven jane te shkelqyera. Ne po ndertojme nje autostrade qe na lidh me te, ashtu sikurse po ndertojme autostrada dhe rruge te reja me te gjitha vendet fqinj, perfshire Malin e Zi, Greqine dhe Maqedonine. Gjeja me e rendesishme eshte se ne nuk mbeshtesim vetem nje Kosove te pavarur. Para se gjithash, ne mbeshtesim nje Kosove evropiane, pasi kjo eshte thelbesore edhe per integrimin evropian te vendit tone dhe te gjithe rajonit. Kjo eshte tabloja baze e marredhenieve tona. Gjithashtu ne mbeshtesim fuqimisht integrimin e plote te pakices Serbe ne Kosove. Qeveria jone po investon nje shume prej 400.000 euro ne infrastrukture dhe projekte sociale ne Komunen e Gracanices, nje komune e re, me nje shumice mbizoteruese te komunitetit serb; dhe kete e bejme per te dhene mesazhin se komuniteti serb ne Kosove mund te integrohet me mire ne rast se permiresohen kushtet e tyre social-ekonomike.
Emri juaj eshte Ilir, Iliret e lashte kane qene te paret e shqiptareve te sotem. Sa i lashte eshte kombi juaj?
Kombi yne eshte sa i lashte aq edhe i ri. Ne jemi nje nder kombet me moshen me te re per sa i perket brezit te ri dhe kjo, na ndihmon per ta hedhur veshtrimin perpara.