E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama:Hetimi i zyrtareve, i veshtire

Redinalda Caushaj
Tirane- Hetimi i nje zyrtari eshte nje proces jo i lehte. Kete fakt e ka bere te ditur dje kryeprokurorja Ina Rama, gjate analizes 1-vjetore te punes se Njesise se Task-Forces. Ne fjalen e saj, Rama ka kerkuar nga vartesit me shume pune, perkushtim, si dhe bashkepunim si nje skuader e tere. Ne takimin per 1-vjetorin e krijimit te Njesive te Perbashketa Hetimore Rajonale, moren pjese edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, zevendesministri i Brendshem, Avenir Peka, kryetari i Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive, Adriatik Llalla, drejtori i Agjencise se SHBA-ve per zhvillim nderkombetar, Zhozef Uilliams, si dhe oficereve dhe prokurorise se njesive te Task-Forces ne te gjitha prokurorite. "Te gjithe e dime qe ndertimi i nje procesi penal ndaj nje zyrtari te korruptuar, apo ndaj nje biznesi te rendesishem eshte nje proces jo i lehte. Se pari per shkak te specifikave te hetimit te ketyre lloj veprash penale dhe se dyti per shkak te peshes se personave, apo interesave te prekura nga hetimi. Po kaq i veshtire na ka rezultuar pergjithesisht edhe procesi i gjykimit te kesaj kategorie veprash penale. Detyra jone eshte te superojme keto pengesa, duke e konsideruar te gjithe punen tone ne kete drejtim si nje sfide, qe duhet fituar me cdo kusht, perndryshe gjithcka kemi mesuar ne studimet tona per drejtesi, gjithcka qe kemi aspiruar ne formimin tone si individe, qe kemi marre persiper te vendosim drejtesi, do te mbeten iluzione deshtakesh, dhe ne nuk mund te pranojme qe kjo te ndodhe", u shpreh dje Rama. Ne fjalen e saj, ajo theksoi se puna e njesive eshte konceptuar si puna e nje skuadre. Sipas saj, prokuroret dhe drejtuesit e njesive kane per detyre te bejne te ndihen si anetare te nje ekipi, te gjithe pjesetaret e njesive duke shfrytezuar ne maksimum kapacitet e tyre njerezore ne sherbim te detyrave qe kane marre persiper te kryejne. Rama ka kritikuar vartesit e saj, duke u bere te ditur se duhet me shume pune, perkushtim, seriozitet ne kryerjen e funksioneve. Nderkohe ministri i Financave, Ridvan Bode tha se jane 194 raste te bllokimit te aseteve dhe llogarive, te cilat dyshohen se kane ardhur nga krimi ne vlere 4 milione euro.
Kraja, nuk kemi mbeshtetje nga gjykatat
Shefi i sektorit Kunder Krimit Ekonomik ne Prokurorine e Pergjithshme, Arben Kraja u shpreh se nuk gjejne mbeshtetje ne raport me gjykaten. Sipas Krajes, gjykata duhet t'i marre faktet sic jane dhe jo t'i interpretoje. Duke iu drejtuar kolegeve te tij, Kraja kerkoi qe duhet te perseriten te gjitha ato veprime, te cilat gjykata i ka marre si shkelje. "Me ligjin e ri "Antimafia", duhet te kemi parasysh se nese konstatojme raste te pastrimin te parave, duhet te lajmerojme Prokurorine e Krimeve te Renda per konfiskim te pasurive. Kur hetohet per vepren penale te pastrimit te parave, te hetohet edhe per pasurite e personave",-tha dje Kraja. Sipas tij, nje bashkepunim te vecante duhet te kete edhe me mediat, ndersa nuk duhen te behen publike shume detaje te operacioneve, sidomos kur ka persona te infiltruar, pasi ata rrezikohen.

Janar-Mars 2010, njesia Task-Force ka kryer
Hetime per 480 procedime
Te pandehur 244 persona
Me mase sigurie "arrest me burg" 23 persona
Pushuar 44 procedime
Gjykim 40 procedime me 60 te pandehur

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›