Meta: Tani do kemi një Akademi Shkencash më të fuqishme
Akademia e Shkencave të Shqipërisë së shpejti do të ketë një fytyrë të re. Institucioni bashkë me të gjitha institutet dhe qendrat e saj kërkimore shkencore që ajo përfshin, po i nënshtrohet një procesi të gjatë reformimi. Sipas nëndrejtorit të Qendrës Albanologjike dhe drejtorit të Institutit të Historisë, Beqir Meta, procesi i këtij reformimi i ndërmarrë muaj më parë ka qenë i nevojshëm dhe ka synuar disa drejtime kryesore.
“Sipas gjykimit tim, qëllimi i parë i këtij procesi reformimi ka qenë që ky institucion të bëhej më efektiv, më produktiv, më potent. Një institucion që të ketë qasje të drejtpërdrejtë në jetën shoqërore dhe shkencore në jetën e vendit si dhe një impakt të rëndësishëm që të përmbushte ato kërkesa që ka shoqëria shqiptare për këtë institucion elitë në shkencat shqiptare”, - është shprehur historiani i njohur Beqir Meta.
Në kuadër të reformës përfshihet edhe vendosja e një kriteri të ri të moshës së punonjësve të rinj. Nëse më parë Akademia e Shkencave funksiononte me punonjës të të gjitha moshave, madje edhe ato të thyera, “është synuar që të ketë një moshë ku pjekuria shkencore të ishte e një niveli të lartë, por që njëkohësisht të jetë edhe shumë më produktive, pra për të dhënë një produkt shkencor. Kufiri maksimal ka qenë mosha deri në 75 vjeç pas atyre përplasjeve që ka ndodhur në Gjykatën Kushtetuese pak muaj më parë. Bëhej fjalë për një variant që prekte moshën 70 vjeç dhe një tjetër që arrinte deri në 75. Ndërkohë që pas shumë debatesh, kufiri u vendos për moshën e shifrës së fundit. Ndryshe nga koha kur reformimi ende nuk kishte përfshirë Akademinë e Shkencave ku mosha ishte pa limit e punonjësve në veprimtarinë aktive të tyre si akademikë”, - shprehet ai.
Në këtë mënyrë, sipas tij, në të ardhmen nga ky institucion kulturor pritet një produkt shkencor më i lartë, një aktivitet shkencor më intensiv dhe që u përgjigjet pothuajse të gjitha nevojave të vendit e shkencës, e më pas në progresin e nevojave sociale, ekonomike, politikë, pasi edhe kjo e fundit ka nevojë për Akademinë e Shkencave.
“Kjo është një detyrë shumë e madhe. Janë fusha shumë të gjëra studimi që për Akademinë mund të japin kontribute shumë të madh. Nga ana tjetër Akademia ka mundësi duke pasur ndihmën e studiuesve që të shndërrohet në një interlokutor, në një koordinatore të mirë të institucioneve shkencore në vend pasi tashmë dihet se këtu përfshihet Instituti i Albanologjisë, universitetet ku të gjitha kryejnë studime shkencore. Ka edhe institute të tjera të studimeve kërkimore të fushave teknike për bujqësinë, për ndërtimin, Instituti i Kulturës Popullore, Instituti i Hidrometereologjisë, Qendra e Studimeve Gjeografike, Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Fizikës Bërthamore, Instituti i Sizmologjisë, Qendra e Studimit të Arteve, Instituti i Informatikës dhe Matematikes së Aplikuar – INIMA, Instituti i Kërkimeve Biologjike, Qendra e Kërkimeve Hidraulike, Instituti i Historisë, që janë shumë të rëndësishme për nivelin e vendit”, - thotë ish-drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Meta.
Ai tregon se akademia mund të jetë një koordinatore e të gjitha këtyre institucioneve, një koordinatore vullnetare dhe jo më e detyrueshme nga shteti për të mbuluar sidomos sferat ndërdisiplinore, pasi kohët e fundit Shqipëria ka pasur një mungesë të theksuar në koordinimin e studimeve në këtë drejtim. Por sipas drejtorit të Institutit të Historisë, Akademia e Shkencave në këtë rast mund të luajë një rol shumë pozitiv. “Akademia mund të kryejë studime për planifikimin e shkencës sepse ka një rol dhe rëndësi shumë të madhe në këtë shtet. Nëpërmjet saj ne do të mësojmë drejtimet se ku duhet të përqendruar veprimtaria kërkimore shkencore. Ku janë më të mëdha nevojat dhe ku janë më të mundshme arritjet dhe rezultatet pozitive në kërkimin shkencor, pasi ndikimi i shkencës dhe studimet për ta orientuar shkencën, është sfera më e lartë e kërkimit shkencor”, - shprehet ai, duke shtuar se “ndryshe edhe mund ta quajmë si shkenca e shkencave me qëllim që të kesh një orientim sa më të saktë dhe sa më të drejtë, ku në këtë mënyrë edhe institucionet e tjera të kenë një produktivitet më të lartë dhe një kooperim më frytdhënës mes tyre. Kjo është e vlefshme jo vetëm në hapësirën brenda territorit por edhe në atë ndërkombëtare”.
“Çlirohet” Akademia
Një tjetër drejtimi i rëndësishëm i kësaj reforme është edhe hapja e Akademisë së Shkencave. Në bazë të referimit të tij më parë Akademia ka qenë një institucion shumë i mbyllur dhe i izoluar në shumë drejtime. “Mendoj se këtë proces Akademia ia ka arritur qëllimit. Dje ajo ishte e mbyllur për anëtarësimin, e mbyllur për aktivitetin e saj ku kishte një impakt shumë të gjerë, publik në jetën sociale, shkencore të vendit. Mendoj se Akademia e re, duke hapur dyert dhe duke marrë specialistë të rinj, duke vënë një frymë të re mund të sjellë rezultate shumë pozitive, një mentalitet të ri, por mbi të gjitha, ka vënë në qendër të këtij institucioni profesionalizmin dhe nivelin intelektual”, - thekson historiani.
Drejtimi tjetër i punës së Akademisë është thyerja e izolimit të saj. Aktivitete dhe bashkëpunimet e Akademisë së Shkencave me vende të tjera jashtë kufijve të Shqipërisë kanë qenë shumë të limituara. Kjo është një nga pikat kë të rëndësishme të Akademisë dhe si rrjedhim produktet shkencore nuk janë të një cilësie të duhur. “Nuk dua të them se Akademia më parë nuk ka pasur lidhje me jashtë, sigurisht që ka pasur, por ne po kërkojmë një stad cilësisht edhe më të lartë. Në po kërkojmë të potencojmë produktin që del nga 30 anëtarët e Akademisë që janë aktivë apo edhe anëtarët e asocuar ata që janë në pension për një kooperim për të dyja grupet. Por po përpiqemi të potencojmë produktin më të mirë shkencor që kemi ne në vend, universitetet dhe institutet kërkimore duke bashkëpunuar me to dhe që ky produkt të gjejë një treg, shfaqje ndërkombëtare”, - shton ai për këtë pikë të reformës. Drejtori shton se njëkohësisht këto lloj produktesh do të përdoren si një bazë e mirë për të shtuar intensitetin e lidhjeve, projekteve të përbashkëta me akademikët, por edhe me institucionet e vendeve të tjera kërkimore, shkencore duke përfshirë edhe universitetet. Krahas këtyre ndryshimeve, Akademia e Shkencave mund të jetë një koordinator përforcues i këtyre lidhjeve, ku bashkërisht mund të realizohet shumë mirë edhe synimi i reformës së ndërmarrë.
Hapja e shkencës shqiptare drejt botës, potencimi i saj, përfitimi nga shkencave e huaj, pasi ne kemi marrë shumë nga këto bashkëpunime qoftë nga shkëmbimi i eksperiencës, teknologjia, metodat, nga arritjet pasi qëllimi ynë i përbashkët është që të kemi rezultate sa më pozitive. Mendoj se rezultate do të ketë, por synimi është që të arrihen rezultate maksimale që kërkon vendi për Akademinë.
Problemet
Akademia më parë ka qenë shumë më e mbyllur, sipas Metës. Kontributet aktive të punonjësve akademikë ishin më të limituara pasi kishte mosha shumë herë më të thyera. “Mosha është e barabartë me energjinë”, - mbështet këtë pikë Meta. Një tjetër problem thelbësor, sipas tij, ishte se Akademia kishte mbi supet e veta të gjithë institucionet kërkimore shkencore të cilat kërkonin një orientues të zhdërvjellët. Kjo, sepse menaxhimi i shkencës është shumë herë më i vështirë se çdo lloj aktiviteti tjetër dhe shkenca është produkti më i lartë i shoqërisë njerëzore. “Ajo ishte izoluar dhe nuk i përgjigjej ritmeve të integrimit të hapjes së shoqërisë shqiptare. Akademia do të jetë një koordinatore e gjithë institucioneve por do të jetë vullnetare, që do të thotë se institucionet që ajo përfshin do të ketë pavarësinë e tyre, gjë që nuk e kishin më parë.
Brenda këtij viti ose në fund të vjeshtës, gjithçka do të ketë përfunduar. Fondet janë të akorduar nga qeveria, pasi nuk ka qenë në varësi të institucioni. Akademia është institucion buxhetor. Mjetet financiare te Akademisë sigurohen në zëra të veçantë nga buxheti i shtetit, nga shërbime tekniko-shkencore që ajo kryen nëpërmjet instituteve te veta dhe nga aplikime, projekte, dhurata, subvencione dhe sponsorizime.
Është krijuar në vitin 1972, ndërsa misioni i saj është të mundësojë integrimin e veprimtarisë se organizmave të ndryshme shkencore në shkencën botërore.