Kallmi, bukuria shqiptare që po josh turistët e huaj
Kallmi, vendi turistik më joshës në bregdetin e Durrësit, duket se ka tërhequr vëmendjen e turistëve vendas dhe veçanërisht atyre të huaj. Kjo është deklaruar nga agjencitë turistike në qytetin bregdetar, si dhe vizitat e shumta që turistë nga shumë vende të botës, kanë realizuar në Kallm. Por pasi pothuajse të gjitha tokat e lira në Durrës në plazh, Shkozet dhe gjetkë, u transformuan në hekur dhe beton, sytë e ndërtuesve (fatkeqësisht edhe të abuzuesve me tokat) janë hedhur nga Kallmi, i cili ende duket se është i virgjër, por pas skanerit del shtatzënë pasi edhe për këtë territor planet janë bërë me kohë. Sipërfaqet e tokave në Kallm, sipas kadastrës së qarkut Durrës, rezultojnë të ndara një pjesë sipas ligjit 7501. Por duhet thënë se sidomos në 8 vitet e qeverisjes socialiste, atje përfituan tokë edhe mjaft ish-zyrtarë dhe qeveritarë rozë, madje edhe i hipotekuan ato. Ata që kanë përfituar sipas variantit janë ish-pushtetarë të djeshëm apo njerëz influentë pranë politikës. Tani këto punë të stisura disa vjet më parë nuk duken, por nesër pasi të përfundojë studimi urban i Zonës B, ku bën pjesë edhe Kallmi, dhe do të nisë puna për urbanizmin e këtij territori, do të dalin në shesh edhe abuzimet me trojet e Kallmit.
Po ku bie dhe ndodhet Kallmi?
Zona piktoreske dhe turistike e Kallmit, nga pikëpamja gjeografike ndodhet në pjesën veriperëndimore të qytetit të Durrësit. Ajo përfaqësohet nga një kodër e butë e cila përfundon në bregdet duke krijuar plazhe të vogla të cilët ndodhen nëpër gjire shumë të këndshme. Lartësia e kodrës së Kallmit është 89 m, ndërsa bregu i detit është vazhdim i atij të Currilave. Kallmi lidhet më në veri me plazhin e Porto Romanos. Pjesa e Kallmit e cila sheh nga deti ka një sipërfaqe prej 150 ha ose 1.500.000 metra katrore. Ky sistem natyror ka një florë dhe faunë të larmishme pasi ende dora e njeriut nuk ka nisur fenomenin e bunkerizimit sikurse ka bërë me plazhin dhe Golemin. Janë të pakët banorët e qytetit të Durrësit të cilët e dinë historinë e pronësisë së Kallmit. Ky territor i cili në letra i përket Bashkisë së Durrësit, përpara viteve ‘90 ka qenë pjesë e NB Spitallë. Pas ndryshimeve të mëdha social-politike në vitet ‘90 në vendin tonë, kjo tokë iu nënshtrua ndarjes sipas ligjit 7501 duke u trajtuar si tokë bujqësore. Kështu që edhe sot e kësaj dite kjo tokë nuk trajtohet si tokë truall, por si tokë arë. Ende pushteti legjislativ nuk ka vendosur që ta transformojë këtë sipërfaqe në tokë truall, pasi është pjesë e qytetit dhe jo e fshatit.
Abuzimet me Kallmin, drejt Prokurorisë
Në Bashkinë e Durrësit askush nuk është në gjendje që të japë sqarime të sakta se sa është sipërfaqja e tokës së ndarë për ish-punonjësit e fermës të cilët morën në pronësi territore nga kjo ekonomi dhe sa janë pronarët e vërtetë të cilët Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave u ka kthyer tokat në Kallm. Sipas informacioneve të siguruara zyrtarisht, rezulton se “nga sipërfaqja prej 150 ha, një pjesë e mirë e saj nuk iu dha ish-punonjësve të NB Spitallë dhe as pronarëve të ligjshëm, por me vendime të komisionit të ndarjes së tokave duke falsifikuar edhe letrat u është dhënë personave të fuqishëm të pushtetit dhe të politikës si dhe të atyre që qëndrojnë pranë tyre. Manovrimet se si u realizuan abuzimet me trojet e Kallmit, qytetarët e Durrësit do t’i mësojnë pasi të përfundojë studimi urban i Zonës B ku bën pjesë edhe Kallmi, ku patjetër punë do të ketë edhe prokuroria. Kjo zonë do të ishte ideale për qeverinë e cila nëpërmjet Kryeministrit pak kohë më parë pati deklaruar se do të shohë titujt e pamerituar të pronësisë dhe do t’i anulojë ato.
Investitorët presin miratimin nga KRRTRSH-ja
Investitorët dhe ndërtuesit realisht janë ajo kategori sociale e biznesit të cilëve pak u intereson mënyra se si klientët e tyre që disponojnë troje janë bërë pronarë të sipërfaqeve truall. Për ndërtuesit mjafton që dokumentet e trojeve të jenë të vlefshme ligjërisht dhe ata të mund të ndërtojnë, si dhe miratimi nga KRRTRSH-ja e projekteve të zbatueshme atje. Tani ata kanë hedhur vështrimin mbi Kallmin, duke pritur përfundimin e studimit të pjesës tjetër të Durrësit që të nisin nga puna bashkë me pronarët e tokave edhe në Kallm. Në bashki deklarojnë se “Kallmi bën pjesë në Zonën B të qytetit të Durrësit”. Por Zona A është qendra urbane e Durrësit. Ajo shtrihet nga porti detar, Muzeu Arkeologjik, parku sportiv deri te hipoteka. Kjo zonë i është nënshtruar një studimi urban nga një studio e specializuar italiane, studim i cili është miratuar edhe nga KRRTRSH-ja. Sipas këtij studimi, me pak fjalë ndërtimet e reja kufizohen në mënyrë të ndjeshme në këtë zonë. Ndërkohë BB-ja ka nisur të kryejë studimin e Zonës B, e cila do të ndezë dritën jeshile për ndërtime në disa lagje dhe pjesë të qytetit. Atje bëjnë pjesë edhe Kallmi, si dhe fashoja nga Bërryli deri te malorja e Currilave, e cila me kohë u është dhënë me kompensim njerëzve të fuqishëm.
Reagojnë durrsakët
Durrsakët rrinë me shpresë se Kallmi shumë shpejt do të kthehet në një plazh ditor dhe ata më në fund do të gjejnë një vend për të qenë për të bërë banjo. Është folur se pas përfundimit të studimit urban, mund të ndërtohet një rrugë në Kallm, e cila do të përshkojë kodrën dhe do të lidhet me Spitallën. Por ky projekt është si një vizion që sa më tepër i afrohesh, ai largohet. Kjo, për arsye se ata që mbajnë nëpër xhepa letrat për tokat e Kallmit, mund të përsërisin fenomenin beton të plazhit apo Golemit. Ruajtjen e Kallmit e ka në dorë vetëm bashkia, e cila mund të mbajë dorën për sa i përket dhënies së lejeve të ndërtimit në këtë zone turistike të lakmuar.