Meta: Të gjithë në 15 mars në sheshin Nënë Tereza, motoja Berisha ik

Mblidhet Komiteti Drejtues Kombëtar I LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar. Axhenda e kësaj mbledhjeje u fokusua më shumë në karakterin organizativ, por edhe në shkëmbimin e mendimeve dhe ideve për programin e LSI. Prioritet ishte organizimi i protestës Berisha Ik, e cila do të zhvillohet me 15 Mars në sheshin Nënë Tereza dhe para Kryeministrisë. Protesta njëkohësisht do të ketë në të gjithë Shqipërinë, kundër qeverisë së Gërdecit dhe të krizës ekonomike. Gjatë fjalës së tij ndër të tjera, Meta theksoi se alternativa e LSI është thellësisht sociale dhe njerëzore. Fokusi i saj njerëzor dhe i patjetërsueshëm është punësimi si mjeti kryesor për të luftuar varfërinë në familjet e shqiptarëve. Punësimi për ne ka jo vetëm logjikën e zhvillimit ekonomik dhe social, por mbi të gjitha është detyra kryesore e çdo Qeverie për të ndihmuar popullin e saj dhe shtetarët e saj në mënyrë që të ndërtojnë një mirëqenie për të garantuar një të ardhme më të mirë për çdo qytetar shqiptar, u shpreh Meta. Ai theksoi se lufta kundër varfërisë për LSI ka qenë dhe mbetet kryesore, dhe në veçanti në këto kushte, kur shoqëria jonë polarizohet me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Në këtë kuadrë, tha Meta programet e LSI si për bonusin dhe punësimin jetik, synojnë ti përgjigjemi varfërisë akute me programe të menjëhershme dhe mundësi punësimi sidomos për ato familje që nuk kanë asnjë të ardhur sot. Sipas tij, një prioritet i jashtëzakonshëm i LSI, është dhe mbetet rritja e prodhimit vendas. Kriza e rëndë që po jeton ekonomia jonë vjen si rezultat i mungesës së politikave që rrisin dhe stimulojnë prodhimin vendas, gjë që pasqyrohet në mënyrë tepër flagrante në raporte tepër defiçitare midis importit dhe eksportit, tha Meta. Lider Meta u shpreh se bindja jonë tek forca e të majtës, tek principet dhe vlerat e saj, vizioni ynë është mundësia e vetme për ti nxjerrë shqiptarët nga varfëria dhe kriza, sepse është pikërisht ky vizion që ofron mundësi dhe mirëqenie për të gjithë shqiptarët dhe jo vetëm për një KASTE, që kërkon të përjashtojë popullin e saj nga qeverisja dhe mundësitë për një jetë më të mirë.Në dhjetëra e qindra takime, që LSI ka zhvilluar në çdo qytet dhe fshat të vendit,sipas Metës ka parë një varfëri të tmerrshme dhe rrënonjëse, jo vetëm për fshatin apo për qytetin, por për të gjitha familjet shqiptare. Kemi parë biznese që po falimentojnë si rezultat i monopoleve dhe politikave klienteliste dhe selektive të qeverisë Berisha, apo të paaftësisë së saj të verbër për të parë krizën dhe për të reaguar ndaj kësaj varfërie, lideri Meta. Më pas, Meta u ndal tek kriza ekonomike. Sipas Metës, të gjithë flasin për krizë, FMN, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ekspertët, vetëm Berisha dhe Bode thonë jo. A nuk bënë këta të dy kështu edhe në kohën e piramidave? Ndaj ne jemi të bindur se situata aktuale nuk mund të fshihet, por ajo kërkon masa energjike, ndaj dhe ne kemi kërkuar nga Kryeministri të vijë sa më shpejt në Parlament dhe të diskutojmë lidhur me pasojat e kësaj krize dhe masat emergjente që duhen të marrim ndaj saj, sikurse kanë bërë edhe qeveritë e vendeve më të zhvilluara apo qeveritë e rajonit tonë, tha Meta. Qeveria e Sali Berishës, u shpreh Meta është një kosto e madhe për të sotmen dhe për të nesërmen e Shqipërisë. Këtë kosto, vijoi ai nuk duhet ta paguajnë më shqiptarët dhe sidomos gjeneratat e ardhshme. Sipas Metës, thellimi i defiçitit tregtar, i borxhit të brendshëm, por edhe dështimet e Qeverisë, janë kosto që do paguhen një ditë nga shqiptarët. Ndaj me fitoren e 28 Qershorit, ne të gjithë do të kontribuojmë që këto kosto të ndalen së paguari për të ardhmen. Edhe aleatët tanë gjithnjë edhe më shumë po flasin hapur. Ata përherë edhe më shumë po e kuptojnë se gjatë vitit 2008 nuk ndodhi asnjë reformë në Shqipëri, por ndodhën vetëm shkatërrime të institucioneve duke nisur nga Kushtetuta dhe gjithë institucionet e drejtësisë, u shpreh Meta. Gjtihashtu, Meta theksoi se kauzat e LSI janë ato kundër kastës dhe monopoleve, të mbrojtjes së Kushtetutës dhe sovranitetit të popullit shqiptar, për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në vend, për mbrojtjen e mjedisit që kërcënohet nga të dyja alternativat e vjetra qeverisëse në vend, të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve shqiptarë, ku mjekësia është ndoshta elementi më i sëmurë i gjithë qeverisjes dhe shoqërisë sonë edhe pse në krye të Qeverisë është një Kryeministër, dikur mjek.
***********************************************
Xhixho: Opozita të bashkohet me LSI me moton Berisha Ik
Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho i bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, por edhe opozitës që të bëhet pjesë e fushatës së LSI me moton Berisha Ik, në datën 15 Mars në Sheshin Nënë Tereza. Të gjithë opozitarët e vërtetë, si dhe znj.Mimi nëse e ndjen që është e tillë, të bëhen pjesë e fushatës tonë me moton Berisha Ik, në datën 15 Mars në sheshin Nënë Tereza, u shpreh Xhixho.Ajo i bëri thirrje Kodhelit dhe Ramës, që të lënë retorikat boshe dhe deklaratat bajate dhe të heqin dorë nga politika e re e pazareve dhe blerjeve me leje ndërtimi.Qytetarët shqiptare, nuk kanë nevojë për një rrokadë brenda KASTES e kupolës mafioze politike, të përfaqësuar nga Rama dhe Berisha, të cilët janë lidhur nëpërmjet shtyllës kurrizore të korrupsionit si dy vëllezër siamezë. Qytetarët shqiptarë kërkojnë ndryshimin e vërtetë dhe zgjidhjen e problemeve, që ato i shqetësojnë si varfëria, papunësia dhe kriza ekonomike që ka kapluar vendin, theksoi Xhixho.
Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:41