Koçi: PS e sotme me pëdëistët e lejeve të ndërtimit

Mblidhet Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i PSV 91, zgjidhet kryesia
Pas njohjes së PSV91 me kryetar Petro Koçin nga Gjykata, dje u mblodh Komiteti i Përgjithshëm Drejtues i partisë në Pallatin e Kongreseve, ku u përcaktuan emrat e rinj të zgjerimit në PSV91. Në hapje të kësaj mbledhjeje, fjalën e morri kryetari Petro Koçi. Gjatë fjalës së tij, Koçi theksoi se Partia Socialiste e Vërtetë 91 ndryshon ne thelb nga shumica e partive kryesore ne vend, sepse programi dhe statuti i saj janë për republike parlamentare e jo për republike kryeministrore, për politike institucionale e jo politike ne konflikt interesi, për parti statutore e jo për parti shoqate, për legjitimitet zgjedhor e jo për rrumpallë manipulimi.Ne jemi mekanizmi demokratik i vendosjes se politikes e qeverisjes nën kontrollin e qytetareve. Pushteti aktual i Berishës po behet përditë e me i rrezikshëm sepse ka qene dhe mbetet jashtë kontrollit. Qeverisjet e kryeministrave te pakontrollueshëm te majte apo te djathte prodhojnë tragjedi si ajo e Gërdecit apo shkatërrime si të Jalës, u shpreh Koçi. Nëse Rama, tha Koçi prodhoi progres dhe zhvillim të admirueshëm ne mandatin e pare tre vjeçar të tij ne ekzekutivin e bashkisë së Tiranës, kjo u sigurua sepse PS që e kandidoi e luante në atë kohe rolin monitorues mbi qeverisjen e tij. Ndërsa sot, pas 12 vitesh në karriken e pushtetit ai ka dale totalisht jashtë kontrollit monitorues jo vetëm të partisë që komandon por edhe te interesave te qytetareve. Gjithashtu, Koçi theksoi se PS e Vërtetë 91 do të jetë një parti e hapur dhe transparente ndaj publikut dhe komunitetit. Transparenca është gardiania e pastërtisë së partive dhe qeverisjeve te tyre. Vetëm drejtimi dhe funksionimi institucional i partive rezulton kultura politike që garanton zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndryshimin e madh për shqiptaret, u shpreh kryetari Koçi. Transaparenca, institucionalizmi dhe kontrollueshmëria, vijoi Koçi do të mbeten parimet tona të cilave do tu qëndrojmë besnikë. Këto principe përbejnë edhe bazen e alternatives ndryshe. Ajo është alternativa e drejtësisë politike, drejtësisë sociale dhe mbi të gjitha të drejtësisë ekonomike në shpërndarjen e te ardhurave, tha ai. Në kohën kur sheshet e ndertimit i shndërruan pedeistët e viteve të vjetra në socialiste të shekullit të ri në kohen kur oligarkia ka zënë për gryke kushtetutën e vendit, Kodin Elektoral, Buxhetin publik të qeverisë apo të Bashkisë në kohën kur të pakontrollueshmit kanë marrë nën kontroll parti të rëndësishme në vend, u bë i domosdoshëm rithemelimi i një partie socialiste të vërtetë, u shpreh Koçi. Përpjekjeve tona të dhimbsura, tha kryetari Koçi për të ndalur rrënimin e mëtejshëm të demokracise dhe institucionalitetit ne PS, ku ne kemi kontribuuar me modesti, privatizuesit e saj iu përgjigjen me pashpirtësi të djathtë.
**********************************
Programi politik i PSV 91
Më pas, Koçi theksoi se ngritja e Komiteteve politike për fushat qeverisëse, zgjerimi i KPD dhe i Kryesisë kombëtare, zgjerimi i Sekretariatit janë pjese e masave të gjithë anëtarëve për të forcuar PS në e vërtetë 91, për të zgjeruar strukturat tona vendimmarrëse, dhe për te rritur profesionalizmin ne menaxhimin e fushates për shtrirjen e partisë ne çdo qendër votimi,si edhe për administrimin e suksesshëm te fushatës elektorale. Ndër postet e veçanta të partisë, ajo që mbetet më e veçanta është posti Sekretarit në Emigracion për emigrantët. Ai vijoi me zgjedhjen e Kryefinancierit, përcaktimin e kuotizacionit vjetor të anëtarit të PSV 91 si edhe shperndarja e dokumentacionit organizativ janë vendime që dëshmojnë institucionalitet statutor të një partie të re që ka nxjerre leksione nga përvoja e përbashkët socialiste. Muaji Mars, u shpreh Koçi do të jetë një periudhe rikuperimi për gjithçka kemi lënë pa kryer për shkak te korrupsionit politik në gjykatën e Tiranës, korrupsion që po shpërblehet nga poli gjoja i majte i oligarkisë me banim në Tiranë.Takimet e zgjeruara publike ne kryeqytet,ne rrethe,ne bashki,komuna,lagje e fshatra do te jene pjesa kryesore e aksionit tone politik të këtij muaji, theksoi ai.
Koçi tha se Sektori organizativ i partisë do të hartojë planin e punës për aktivitete, monitorimin statutor dhe organizativ, në mënyrë që struktura e partisë të ngrihet kudo në kohë dhe me shëndetin e duhur. Me sektorin koordinativ të PS të Vërtetë 91, tha kryetari Koçi po përgatitet një proces bashkëpunimi elektoral që synon efektivitet votash ne favorin tonë dhe në dëm të oligarkisë konsensuale në pushtet. Përveç socialisteve të LSI, bashkëpunimi ynë do u drejtohet edhe partive të tjera me përvojë të përbashkët demokratike si Uniteti Kombëtar etj, u shpreh Koçi.
********************************************************
Miratohen emrat e anëtarëve të rinj në PSV 91
Mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSV 91 miratoi disa emra në postet përkatëse të partisë si në Zgjerimin e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues, në zgjerimin e kryesisë Kombëtare, zgjerimin e sekretariatit. Gjithashtu, u miratuan me konsensus të plotë nga të gjithë anëtarët e partisë propozimi i kryetarit Petro Koçi për Komitetet për Politikat qeverisëse në fusha të ndryshme. U vendos që anëtari i KPD në rrethe të ketë kuotën 500 lekë të reja në muaj, anëtari i kryesisë Kombëtare të ketë kuotën prej 200 lekë të reja në muaj, ndërsa, anëtari i PSV 91 të ketë kuotën 100 lekë të reja në muaj. Në mbledhjen e PSV 91 u miratuan 11 emrat e rinj, të cilët do të jenë anëtarë të partisë. Përveç kandidates, Lindita Miloti nga qyteti i Shkodrës, e cila u kontestua të gjithë emrat e tjerë janë miratuar.
Emrat e anëtarëve të rinj të miratuar:
Leontiev Çuçi, Eni Begolli, Aida Çela, Lia Kolosi, Leonidha Koka, Arjan Rama, Behar Ganxhi, Valbona Idrizi, Agim Bregu, Bashkim Xheja dhe Genc Bono.
Emrat e miratuar për zgjerimin e Kryesisë Kombëtare:
Pandi Sare, kryetar i njësisë bashkiake numër 7, Ilir Kokona, kryetar i njësisë bashkiake numër 3. Leontiev Çuçi, Arbër Qilimi dhe Shpëtim Kateshi.
Zgjerimi i Sekretariatit:
Sekretar për Marrëdhëniet Ndërkombëtare u miratua emri i propozuar nga KPDi Leontiev Çuçit. Për herë të parë u miratua posti i Sekretarit në Emigracion për emigrantët, për të cilin për momentin nuk ka një emër se cili do ta përfaqësojë këtë post.
Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:21