E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për mediat, si dacibaot e Zërit të Popullit

DASH irealist dhe i njëanshëm pasqyrën e tij vjetore
Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2008 përveç faktit që në shumë aspekte ka një lloj ngjashmërie në terma  dhe përmbajtje ku fraza dhe faqe të tëra janë marrë nga raportet e viteve paraardhëse. I vetmi ndryshimi këtij raporti me atë  të vitit të kaluar ka ndryshimin se,  ky raport ka një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Dacibaot e Zërit të Popullit, ku një pjesë e konstatimeve kanë ngjashmëri të jashtëzakonshme me fjalimet e Edi Ramës dhe akuzat që artikulohen në laboratorin socialist. Raporti i DASH,  si çdo vit u fokusua me akuza ndaj pronarëve të medias të cilat janë steriotipe nga vit në vit dhe bazohen në analizat e gazetarëve apo përfaqësuesve të organizatave mediatike, të cilët janë pronarë të vulës dhe të vetvetes dhe nuk përfaqësojnë realisht komunitetet e gazetarëve. Botuesit dhe pronarët e gazetave vazhdojnë të diktojnë lajmet në shërbim të interesave politike dhe ekonomike të tyre dhe nganjëherë kanë bllokuar histori të zhvilluara në kundërshtim me interesat e tyre, thuhet në raportin e DASH, duke cilësuar pronarët e medias si armiqtë e medias. Këndvështrim më marksist se ka Ministria e Jashtme e shtetit kampion të zhvillimit të ekonomisë së tregut nuk bëhet.  Duket qartë që dembelizmi i zyrtarëve të DASH për të parë gabimet thelbësore të marra nga raportet e spiunit të sigurimit Remzi Lani, i cili vazhdon edhe sot e kësaj ditë të drejtojë institutin medias dhe të paraqisë raporte si dacibaot e gazetës Zëri i Rinisë, gazetë të cilën e ka udhëhequr si kryeredaktor. Për të sqaruar më shumë edhe ambasadorin Uithers, por dhe DASH, ky njeri ka dënuar për posedim të biblës mësuesin Dodë Bajraktari duke e futur për gati një dekadë në burg, por këtij ambasadori mesa duket nuk i interesojnë të persekutuarit, por njerëzit e Edi Ramës dhe opinionet e tyre. Në fakt, kjo terminologji ka disa vjet që përdoret nga DASH dhe më interesantja e këtij raporti është se janë mësuar përmendësh fraza të tëra identike me raportet e viteve paraardhëse. Pa i hyrë armiqësisë së DASH me pronarët e mediave, më interesantja e këtij raporti qëndron në faktin që ky raport ka të inkorporuar të gjitha fletërrufetë e Zërit të Popullit, të Mjaft, G99, PS, spiunit Remzi Lani, Soros, Edi Ramës,et,  në rreshtat dhe paragrafët e tij. Nëse vërejmë me vëmendje në akuzat e tij DASH ka pasqyruar të gjitha akuzat e bëra nga Edi Rama  kundër qeverisë për sulmet e saj ndaj mediave të cilat janë të rreshtuara në krah të tij. Në të gjithë raportin e DASH përmenden vetëm mediat që sot hapin dhe mbyllin kronikat e lajmet apo faqet e gazetave me  Edi Ramën. Kështu në raportin e DASH thuhet: Më 2 shtator, të Këshillit Kombëtar i Radios dhe Televizionit (KKRT) gjobiti stacionin televiziv News 24 800000 lekë (afërsisht $ 9300), dhe dy herë i dhanë një paralajmërim për gjobe stacionit televiziv Vizion plus për transmetimin e një reklame politike jashtë fushatës, në kundërshtim me ligjin mbi ndalimin e reklamave jashtë periudhës së përcaktuar me ligj. KKRT pretendoi se një OJQ e orientuar politikisht, G-99, ka paguar për shpalljen e reklamës së kritikuar nga qeveria. Stacioni televizive dhe të G-99 deklaruan se e statusit i G-99 si një OJQ, do të thotë se ligjet e zgjedhjeve nuk zbatohen për të kritikuar reklamimin, dhe se gjobat e KKRT janë një përpjekje për të mbytur kritikat kundër qeverisë. KSHH i këshilloi KKRT anulimin e gjobës si të pabazuar në ligji. Neës 24 hodhi rastin në gjyq. KKRT është akuzuar gjithashtu për kontroll të rreptë mbi licencimin e transmetimeve,  dhe lëshimin vetëm për ato njësi që janë favor të qeverisë. Forma të ndryshme frikësimi të medias janë të vazhdueshme. Pra qëndrimi i  DASH akuzon ndaj qeverinë si vënëse  gjobash ndaj televizioneve të Edi Ramës. Mediave të përmendura në raport tashmë ju dihet edhe apartenenca politike por kjo gjë nuk i ka interesuar raportshkruesve.  Gjoba këtyre televizioneve ju është vënë se G99 bën fushatë politike pro subjektit elektoral PS. Të gjithë shqiptarët e dinë dhe kanë parë në media G99 si një grupim politik aleat i Edi Ramës. DASH e përcakton si shkelje të ligjit nga qeveria për arsye se G99 nuk është organizatë politike. Fatkeqësia e DASH është se ambasadori i saj e ka çuar shumë përpara raportin në qendër duke harruar se i vluari i tij Veliaj do të lajmëronte futjen në politikë të G99. Duket se DASH nuk e ka parë raportin por ka marrë qëndrimin bruto të ambasadorit të saj me raportuesit shqiptarë duke diskretituar vetveten me një qëndrim të njëanshëm politik. Në raportin e DASH hidhen kritika ndaj qeverisë për largimin e Top Chanel dhe të gazetës Tema nga ambientet e dhëna me qera. Si dhe përkufizohet se qeveria ka shkelur kontratën për këto media. Deri në momentin që qeverisja kritikohet për keqtrajtim të mediave raporti i DASH është mëse korrekt. Por, kur ky raport bëhet selektiv për mediat e Edi Ramës atëherë merret vesh më së miri se DASH është selektive në akuzat e saj dhe konfirmon që strukturat e saj janë tashmë nën kontroll të plotë të Partisë Socialiste në Shqipëri, struktura që prodhojnë raporte tip dacibao të Zërit të Popullit. Në fakt janë shumë media të tjera të cilat janë persekutuar nga qeveria Berisha ku një ndër to është edhe gazeta SOT, e cila në prill të vitit 2008 u dënua në mënyrë specifike nga qeveria shqiptare me 23 milionë lekë gjobë dhe ju dhunua kryeredaktori i saj pas denoncimeve për Gërdecin dhe aferat e qeverisë, por që nuk mund të zinte vend në raportin e DASH, pasi raportshkruesit e Edi Ramës nuk mund të përmendin një gazetë që denoncon shefin e tyre që i mban me leje ndërtimi dhe me të ardhura. Gjithashtu në raportin e DASH,  nuk është shkruajtur asnjë gërmë për censurën mediatike të kryebashkiakut Rama, i cili nëpërmjet lejeve të ndërtimit dhe blerjeve me reklama e ka kthyer mazhorancën mediatike në ushtarë të misionit të tij për të ardhur në pushtet. Këtij misioni nuk i ka munguar ti bashkëngjitet edhe ambasadori amerikan Uithers i cili para disa ditësh n një takim me disa të rinj nuk ka nguruar të bëjë thirrje për përmbysjen e qeverisë shqiptare, duke demaskuar përfundimisht misionin e tij diplomatik në Shqipëri.

Last Updated on Saturday, 28 February 2009 22:30

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›