PS, Bushati: Nuk do të djegim mandatet
Ditmir Bushati deklaron se 64 mandatet e deputeteve socialist nuk do te digjen. Ai ka lene te kuptohet se deputetet socialist do te futen ne parlament para se te skadoje afati qe lejon kushtetuta per vlefshmerine e mandateve. Nga ana tjeter deputeti socialist tha se mandatet nuk do te behen objekt negociatash.
“Mandatet tona nuk do bëhen objekt negociatash. Kjo do të thotë se
madnatet tona do të validohen si të tilla. Ne nuk do t’i falim mandatet
pasi siç e kanë thënë edhe kolegë të tjerë, duke filluar edhe nga
kryetari I PS, çështja e aktivizimit të mandatit është një moment
procedurial siç përcaktohet nga kushtetuta dhe ligjet e vendit dhe nuk
mund të ngatërrohet asesi dhe as të afektojë qëndrimin tonë të
kushtëzuar ndaj kuvendit” tha Bushati.
Neni 71 i Kushtetutes thote se deputetit i mbaron mandati kur nuk ben
betimin dhe kur nuk merr pjese ne punimet e kuvendit per 6 muaj rresht
Sipas juristeve nese deputetet socialist nuk futen ne parlament para 6
marsit, kur dhe behen 6 muaj nga bojkoti mandatet e tyre do te digjen
dhe do te ndiqet procedura e zevendesimit me emra te tjere.
Taulanta Boja
Azhornuar së fundi ( e martë , 26 janar 2010 )
< I mëparshmi