Zgjatet me 3 vite të tjera moratoriumi i skafeve
TIRANE- Miratimi i zgjatjes së afatit të moratoriumit të skafeve edhe me 3 vite të tjera, është shoqëruar me debate nga vetë mazhoranca në Komisionin Parlamentar të Sigurisë. Deputetë të Partisë Demokratike janë shprehur kundër një neni të këtij moratoriumi , sipas të cilit me hyrjen e tij në fuqi pengohet gjithashtu edhe lundrimi i mjeteve motorike sportive. Depuetët kërkuan që ky nen të rishikohet pasi nuk shihnin ndodhjë rrezik për trafikimin e lëndëve narkotike, si psh nga motorrët e ujit. Deputetët kërkuan të dinë nga përfaqësuesi i Ministrisë së Brendshme se kush ishin mjetet që hynin në listën e mjeteve sportive ujore, juristi i kësaj ministrie argumenton se në fakt moratoriumi përmbane të njëtat mjete si edhe 4 vjet më parë. Kryeministri Berisha argumentoi vendimin për zgjatjen e moratoriumit të skafeve me vijimin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies. Miratimi për hërë të parë i këtij moratoriumi u shoqërua me debate jo vetëm nga poseduesit e skafeve për qëllime turistike por dhe nga opozita e cila e ka komentuar këtë moratorium si antikushtetues. (e.n/News24/BalkanWeb)