E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, vdes pas goditjes me thikë një tregtar

LUSHNJE- Përfundon me vdekje një sherr i momentit mes dy tregtarëve në qytetin e Lushnjes. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qendër të qytetit, ku tregtarët Artan Murati dhe Mustafa Lame janë grinder mes tyre. Në sherr e sipër Lame ka goditur me thikë tregtarin Murati dhe ky i fundit ka gjetur vdekjen pas plagëve të marra. Nga informacionet e marrë mësohet se dy tregtarët kishin dyqanet pranë njëri-tjetrin dhe sherri ka qënë dicka e momentit. Nuk dihet se cfarë e ka shtyrë Mustafa Lament ë godasë pas shpine me thikë Artan Muratin. Policia e Lushnjes pasi ka arrestuar vrasësin, nis hetimet për zbardhjen e cështjes.(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›