E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmbytjet, drejtori i KESH-it thirret në Prokurori

SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka thirrur sot Drejtorin e Përgjithshëm të KESH-it, Muharrem Stojku për të dhënë dëshinë e tij për të dhënat mbi menaxhimin e kaskadës së Hidrocentraleve para dhe gjatë përmbytjeve. Qëndimi në Prokurori ka zgjatur mëse 2 orë ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të jenë të pranishëm. Vetë drejtori i KESH-it nuk ka pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat pasi ka dhënë dëshminë e tij. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se Drejtori i KESH-it, ka thënë se menaxhimi i kaskadës së Drinit ka qenë normal duke shtuar se shkarkimet kanë nisur që prej datës 27 dhjetor. Sipas rregullores përcaktohet se niveli maksimal në digën e Fierzës është 290 metër, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ky nivel është shkelur dhe niveli i ujit në basen arriti në mbi 290 metër. Prej disa ditësh ka nisur verifikimi i dëmeve në zonat e prekura nga përmbytjet, ndërsa Emergjencat Civile bëjnë të ditur se ky proces do të përfundojë brenda 2 javësh. (e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›