E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Vendimi i PS-së për ankimimin e marrëveshjes për kufinjtë detar është i gabuar


Zv/ kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e konsideroi si të gabuar vendimin e PS-së dhe të partive të tjera opozitare për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për kufinjtë detar me Greqinë. Në një prononcim për mediat, Meta tha se, “shpreh keqardhjen sepse nuk është kjo mënyra për një forcë politike për të vepruar në mënyrë të instrumetalizuar, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një çështje politike serioze. Unë e mirepres Ramën edhe në Minstrinë e Jashtme ku ai mund të takohet me të gjithë ekspertët që janë marrë me këtë çështje,- pohoi Meta -duke shtuar se, "është e drejtë e tij të veprojë për të ndërrmarë nisma të tilla”. Dje Partia Socialiste dhe disa parti të tjera të vogla, të majta dhe të djathta, nënshkruan një marrëveshje për të ankimuar javën e ardhshme në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Shqipërisë. Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka miratuar projektligjin për marrëveshjen detare me Greqinë që përcakton koordinatat e reja ujore mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe një kufi ndarës në masë të barabartë mes dy shteteve, 150 pika ndarëse në të gjithë sipërfaqen ujore. Sipas projektligjit, kufiri detar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të përcaktohet në përputhje me parimet e baraslargësisë. Ky projektligj pritet të shqyrtohet në Kuvend.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›