E Diel, 1 Nëntor 2026

Vasili: Plan veprimi për shmangien e infeksioneve spitalore

Ministria e Shëndetësisë po harton një plan veprimi gjithëvjetor, të mirëdetajuar, lidhur me infeksionet spitalore që përkeqësojnë gjendjen e pacientëve, një plan që do të jetë gati në fillim të vitit 2010. I pranishëm në një konferencë mbi infeksionet spitalore, zhvilluar sot në Hotel Tirana, ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili, deklaroi se "në fillim të vitit 2010 do të kemi planin e detajuar, së bashku dhe me buxhetin përkatës për të pasur një përballim të përditshëm të luftës ndaj infeksioneve spitalore". Shpeshherë infeksionet spitalore përkeqësojnë situatën e të sëmurëve, të sëmundjes bazë, dhe siç u shpreh z.Vasili "lufta kundër infeksioneve spitalore është një betejë e vështirë, por për t’u përballuar". Një nga masat që do të merren është dhe përcaktimi në buxhet i një fondi që shkon për infeksionet spitalore. "Spitalet marrin një pjesë të caktuar parash, të cilën e përdorin për shumë punë, por sot ne shkojmë drejt specifikimit të buxhetit për zëra të caktar", theksoi Vasili. Lidhur me përqindjen e infeksioneve spitalore, ai pohoi se kjo shkon sipas klinikave të caktuara. "Nuk ka të dhëna të sakta për përqindjen e infeksioneve spitalore në spitalet tona, ndërsa në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë janë të pjesëshme", tha Vasili. Ministri i Shëndetësisë  identifikoi si një ndër burimet kryesore të infeksioneve spitalore hyrjen pa kriter të personave në këto mjedise, përfshirë këtu shoqëruesit e pacientëve, situatë e cila do të disiplinohet. Arben Gjata, kirurg i sëmundjeve tumoriale në QSUT, informoi se nga një studim i fundit i njësisë së infeksioneve kombëtare të spitalit, rezulton se ka përmirësim sa i takon përqindjes së infeksioneve, krahasuar me vite më parë. Sipas tij, shifrat vazhdojnë të mbeten në nivele relativisht jo shumë të larta. Përcaktuesit kryesorë të infeksioneve spitalore, sipas tij, janë 4, infeksionet e plagëve kirurgjikale, e akseseve onoze, infeksionet respitalore dhe ato urinare. Në një studim të 4 viteve më parë ka pasur shifra të larta për infekionet urinare dhe ato nga vendosja e akseseve onoze. Të dhënat e fundit tregojnë për një rënie të treguesve sa i takon këtyre infeksioneve në QSUT. Pavionet më të rrezikuara janë ato ku parqiten të sëmurët më të rëndë, tek të cilët bien forcat imunitare dhe rritet rrisku për shfaqjen e infeksioneve. Faktorët e infeksioneve spitalore janë të shumtë, si ambientalë, infrastrukturorë, etj. "Kanë të bëjë me faktorët e njohjes, pasi mjekët dhe personeli duhet të jenë të ndërgjegjshëm për rrezikun e infeksioneve spitalore dhe të marrin masa për shmangien e tyre. Sa më të kujdeshëm dhe të përqëndruar të jenë në këtë drejtim aq më shumë rritet shansi që infeksionet të ulen", tha Gjata. Të dhënat e përgjithshme tregojnë se infeksionet spitalore përbëjnë 1/4 e shkaqeve të vdekjeve. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›