Sandri heton për bisedën e Fazlliçit me ImaminNga Antena brenda familjesSandri dje e kaloi gjithë ditën të sqaronte se çfarë kishte biseduar Imami me Fazlliçin, kur kishin drekuar së bashku. E mori disa herë me takt Imamin, po ai nuk i dha ndonjë hol
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri heton për bisedën e Fazlliçit me ImaminNga Antena brenda familjesSandri dje e kaloi gjithë ditën të sqaronte se çfarë kishte biseduar Imami me Fazlliçin, kur kishin drekuar së bashku. E mori disa herë me takt Imamin, po ai nuk i dha ndonjë hollësi. Meraku i madh i Sandrit është se mos ky Fazlliçi nis ndonjë biznes me Ministrinë e Mbrojtjes dhe i merr gjëra që i takojnë Sandrit. Me këto ethe mori në telefon Fatmir Mediun të sqaronte nëse ka pasur më parë me të ndonjë biznes.
- Figurë, ku ke humbë mo burrë, se dhe ky raporti i Evropës, ç’ishte ky budallallëk, të kishte marrë dy herë.
- Ça të bëjmë o Sandër, kështu është kur këta shkërdhatat e PD, sa herë shkojnë në Bruksel, ma rrasin mua. Për të shpëtuar bythën e vet Lul Basha shkoi qëndroi një javë, e hoqi emrin e vet. Mua ma kishte rrasur dy herë. Po hajde, s’ka gjë se këtu jemi, kanë për të parë ç’do t’u bëj. ǒt’i bëj doktorit unë që është i pastër, se këtyre di unë ç’u bëj…
- Hajt o burrë mos u mërzit, kush e rrun për ata. Dëgjo, të të pyes vëllai për një gjë, po më thuaj drejt, se e kam për informacion timin. Ky Fazlliçi kishte ndonjë biznes me ty apo jo?
- O Sandër, të kam thënë dhe një herë mo burrë, pse ngatërroheni me emra kot, jo Fazlliç, jo Henry Tomey, jo ku di unë. Ore, është e thjeshtë fare, unë nder djalit të kryeministrit do t’i bëj, se s’jam b...q… si ca e ca që e zbonin nga zyra. Njësoj mo sikur të ishte djali jot të më kërkonte një nder, s’do t’ia bëja unë? Ça më ngatërron tani Fazlliç e Tomey, e ku di unë. Kush vinte në emër të tij, bënte punën që donte.
- Nejse mo burrë, s’të thashë ta marrësh keq, po më duhet të di çfarë biznesi bënte…
- Ou, histori e gjatë. Jam betuar që s’flas për atë punë. Nuk jam legen unë, tani që hodha lumin, të ashtu kalin.
- Po mirë mo burrë se unë konfidenciale e dua...
- Po ça të them o Sandër, unë të thashë njëherë, të gjithë këta janë njerëz që unë i kam qasur në zyrë prej Zenit. Erdhi Zeni, më tha që “me atë Tomey-n do na e rregullojë punën Fazlliçi”, ashtu u bë. I futi një adresë në Bosnjë Fazlliçi për “Evdin LTD”, vuri një telefon kot që doli telefon berberi, dhe vazhdoi puna. Po s’di ç’të them me hollësi, se unë s’u ngatërrohesha në biznes. Pa u ngatërruar dhe shiko çfarë po heq.
- Po ti thua që ai po e bën prapë atë punë, se kot s’e takon Imamin ai...
- S’di ç’të them Sandër. Unë për vete di të të them që e kam bërë për Zenin dhe s’dua ta përgojoj tani, se dhe ai mbajti angazhimet e veta për gjyqin. Se ç’kanë bërë këta, punë e tyre. Unë për vete jam i qetë. Dhe atëherë që hyri në mbledhje të Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ma solli doktori. Se unë as që e rruaj fare për atë Këshill koti. Nuk e di ça bën ky Imami, po unë për vete s’i kam kthyer llaf njeriu. Kush ka dashur të bëjë punë, ka bërë punë, kush ka dashur lekë, ka bërë lekë, kush ka dashur sherr, ka bërë sherr.
- Fatmir, mos u nxeh mo burrë, se s’kam gjë me të. Po kam hall mos është ndonjë biznes për së mbari, të bëjmë ndonjë lek. Se Zeni nuk përzihet më me armët, kam fol unë. Më ka thënë: “S’dua t’i dëgjoj më, se më telendisin kot”. Dhe s’ka faj se doli me humbje nga ai biznes. Asnjë lek s’fitoi, gjithë ato dëme. Se dhe ai Delijorgji, po s’e ndihmuan, s’ka ç’bën, s’ka si i paguan vetë. Duhet t’i japin një dorë. Ndaj të thashë mos ka ndonjë biznes të vjetër ky Fazlliçi, se gjynah të rrimë kot. Se ç’ka marrë një repart ushtarak këtej nga Dajti, më thanë. Ti duhet ta dish mirë.
- Sandër, po mos më ngatërro, he vëlla. Të thashë një herë. Unë s’e rruja për Fazlliçin. Unë ia kam bërë nderin tjetërkujt. Imamin pyete vetë, se e ke mik. Unë s’du me fol për të, se ka fol keq në disa vende.. Po ishallah ndodh ndonjë rrëmujë dhe të shkojë në të s’ëmës ai. Se një herë ka marrë tanket kundër qeverisë. Tani le t’i marrë tanket e qeverisë kundër popullit dhe të lahet.
- Po ç’ke o me Imamin, se s’e kam me atë. Të pyeta thjesht për ndonjë lek, se është pak si frroço ai Fazlliçi. Kur e pa bythën ngushtë, erdhi te Fevziu, tani rri ha dreka e darka me ministrat dhe u flet në emër të doktorit. Madje aq shumë është tmerruar Tan Prifti, sa kishte marrë një këshilltar, Belegu, Belegu, se si e kishte emrin, dhe ai i kishte bërë flokët si Fazlliçi. Po pse i ka bërë kështu, i thashë Tanit. “Po ja, - tha, - kur hamë ndonjëherë drekë, hap fjalë që isha me Fazlliçin dhe më hapen gjithë dyert.” Për këtë të thashë mo burrë, se spekulojnë këta që hanë drekë me të. Bëhen dhe si garipa, “nuk pyesim për ty, - thonë, - kemi Fazlliçin.”