Do të ngrihet agjenci për koncesionet, pakësohen kompetencat e Ministrisë së EkonomisëNga TemaKomisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dje disa ndryshime në ligjin “Për koncesionet”, i cili ka si objekt krijimin
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Do të ngrihet agjenci për koncesionet, pakësohen kompetencat e Ministrisë së EkonomisëNga TemaKomisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miratoi dje disa ndryshime në ligjin “Për koncesionet”, i cili ka si objekt krijimin e një agjencie të posaçme, e cila do të ushtrojë kompetencat e kontrollit dhe menaxhimit në fushën e koncesioneve, si një prej komponentëve shumë të rëndësishëm të qeverisë shqiptare për zhvillimin e ekonomisë së vendit. Sipas relacionit që shoqëron këtë p/ligj, sigurimi i transparencës dhe paanshmërisë në shqyrtimin e ankesave të procedurave koncesionare do të jetë tashmë kompetencë e Agjencisë së Koncesioneve, e cila do të krijohet pas miratimit të projektligjit të propozuar nga qeveria. Nenet e propozuara për ndryshim kanë të bëjnë me zëvendësimin e kompetencave të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe kalimin e tyre Agjencisë së Koncesioneve, të cilat, duke qenë se kanë të bëjnë me një procedurë tenderi (konkurrimi), në thelb janë konceptuar njësoj me kompetencat e Agjencisë së Prokurimit Publik. Në fakt, kjo masë lë në njëfarë mënyre jashtë pushtetit mbi koncesionet Ministrinë e Ekonomisë dhe ministrin Prifti. Gjithashtu, drafti i qeverisë propozon të ndryshohet afati i shqyrtimit të ankesave të operatorëve ekonomikë nga 20 ditë kalendarike në 30 ditë kalendarike. Ndryshimi i paketës ligjore për koncesionet do të rrisë edhe më shumë transparencën, barazinë, efikasitetin dhe besimin e ofertuesve për një gjykim të drejtë e të paanshëm në procedurat e rishikimit administrativ në rastet e shkeljes së ligjit apo moszbatim të tij nga autoriteti kontraktues.