Vlorë, zbulohet rasti i rrallë me 26 gishta
VLORE - Nëse nuk të tregon vetë duart apo këmbët, në pamje të parë Gentian Mehmeti, 23-vjeçari nga Picari i Vlorës nuk ka asnjë ndryshim nga të rinjtë e zakonshëm të moshës së tij.
Por, ama ndryshe nga të tjerët, atë e ndajnë jo pak, por plot 6 gishta më tepër. Në secilën dorë ka 7 gishtërinj, ndërsa në këmbë nga 6. Ndonëse cilësohet një rast i rrallë, Gentiani nuk e ndjen veten të veçantë. Gjithçka e kryen pa problem dhe punët e ndryshme i realizon pa vështirësi, qoftë dhe duke lidhur lidhëset e këpucëve. I riu tregon se fillimisht ka dashur t'i operojë për të pasur të njëjtën formë si shokët e tij, por ka ndërruar mendje, përderisa është krijuar kështu.
Fakti që keni këtë ndryshim fizik ju ka krijuar problem në marrëdhënie me të tjerët?
Jo aspak, askush nuk më ka ofenduar dhe unë s'jam ndier asnjëherë keq.
Shtatë gishta në një dorë ju pengojnë për të kryer punë të ndryshme?
Unë bëj çdo lloj pune, madje dy gishtat tepër ndonjëherë më kanë ndihmuar në punët e përditshme në fshat, madje i jap makinës për mrekulli. Ashtu si dhe gishtat e këmbës nuk më kanë krijuar asnjëherë problem, qoftë për këpucë apo atlete.
Keni dashur ndonjëherë t'i operoni gishtat e tepërt?
Po, para dy vitesh për efekt estetik vendosa t'i heq gishta e duarve dhe të këmbëve në spitalin e Tiranës, madje u shtrova, por duke bërë bisedë me një pacient aty, ai më tha se përderisa ishte dhuratë e Zotit nuk kisha pse i hiqja. Mu kthye mendja dhe i thashë doktorit që nuk do t'i hiqja dhe kështu u riktheva në fshatin tim. Dhe sot atë mendoj, se përderisa është dhuratë e Zotit do i mbaj.
Keni pasur probleme të tjera në fizikun tuaj?
Po, para shumë vitesh kam bërë një operacion në zemër sepse sipas mjekëve kisha një vrimë në zemër. Pas ndërhyrjes nuk kam pasur asnjë shqetësim tjetër. q.b