Përroi rrëmben 78-vjeçarin
KURBIN - Reshjet e rrëmbyeshme të shiut shkakton mbytjen e një bariu 78-vjeçar në fshatin Vinjoll të Kurbinit.
Banorët e zonës, dëshmitar të skenës tragjike pohuan dje se rreth mesditës, Lik Muçajt ndodhej me bagëtitë, buzë malit të Skënderbeut. Në momentin e nisjes së stuhisë ai është munduar të fshihet nën një masiv shkëmbor, por papritur një rrëke e fuqishme e ka marrë para. Trupi i të moshuarit është rrëmbyer nga ujërat, për të mos u gjetur dot. Dyshohet se nga vërshimi i përroit nga mali, trupi i tij ka përfunduar në zonën e Shkopetit apo Skurajt. Pas alarmit, familjarë e banorë të fshatit Vinjoll, bashkë me policinë e Laçit nisën kërkimet për gjetjen e trupit të 78-vjeçarit, por deri mbrëmë asnjë shenjë nuk kishte për të. Në vendngjarje mësohet të ketë shkuar dhe kryekomunari i Milotit, Vlash Gega. r.n