Rama: Qeveri e korruptuar, ta rrezojme Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, tha se duhet te hapen kutite e zgjedhjeve, per te ndaluar rrenimin ekonomik qe pas 28 qershorit po prek cdo familje shqiptare. Ne vijim te protestave te lajmeruara nga socialistet, ne ndalesen e radhes ne qytetin e Durresit, ne zonen e ish-Kenetes, kryesocialisti tha se secili prej qytetareve po vuan drejtperdrejt nga arka e vogel e familjes, per te gjitha borxhet qe qeveria merr per te qendruar ne kembe. "Per kete arsye ju ftoj te gjitheve ne proteste, per kete arsye me 30 prill ne do te takohemi ne Tirane dhe nuk do te ndalemi per te bere transparence, per te hapur kutite, per te larguar qeverine, per te ndalur rrenimin ekonomik", ftoi qytetaret Rama. Duke vijuar me tej, lideri i selise roze, tha se rikthehet ne zonen e ish-Kenetes pas 5 vjetesh dhe shikon jo vetem te njejten varferi, jo vetem te njejten gjendje te papranueshme per nje qytet qe eshte i dyti per nga rendesia ne Shqiperi, qe eshte prane detit, qe ka kaq shume tradite dhe qe ka kaq shume njerez te mire. Ai theksoi se ne keto 5 vjet qytetaret kane jetuar cdo dite ketu, jeni gdhire e jeni ngrysur cdo dite ketu, me te njejtat probleme, me te gjitha hallet, me te gjitha keto veshtiresi. "Te gjithe femijet e kesaj zone kane humbur 5 vjet nga jeta e tyre, jo duke shkuar ne shkollat qe meritojne, jo duke marre edukimin qe meritojne, jo duke u pergatitur ashtu sic e meritojne per te nesermen, por duke mbetur pengje te nje sistemi te korruptuar qeverisje, qe nuk eshte ne gjendje te na nxjerri nga varferia", u shpreh lideri i PS. Sipas tij, Sali Berisha i grabiti votat ne 28 qershor, por me keq akoma, qysh prej 28 qershorit nuk po hap, por po mbyll vende pune. Kreu i opozites tha se qeveria nuk po krijon me shume mireqenie, por po provokon me shume lendime e po sjell me shume varferi, nuk po ofron me shume shanse dhe mundesi per njerezit qe duan te jetojne ne kete vend, apo qe nuk kane rruge tjeter pervecse te jetuarin ne kete vend, por po sjell me shume papunesi, me shume rrenim ekonomik e social, me shume nga gjithcka qe ne duhet dhe meritojme te ndahemi. Ai tha se ketu nuk eshte ceshtja se si mendojne disa qe jane socialiste e disa qe jane demokrate. Per te, ketu ceshtja eshte qe qofshin ata qe jane dhe ndihen socialiste, qofshin ata qe ndihen dhe jane demokrate, ne kete zone jetojne me te njejtat problem qe i kane hasur qysh sa kane ardhur, jetojne me te njejtat pamundesi dhe nderkohe vitet ikin. Kryesocialisti theksoi se me 28 qershor, vota e qytetareve u grabit. "Kutite e votimit nuk jane nje prone per te cilen zihen dy pale, kutite e votimit kane brenda rrenjet e se keqes qe ka pllakosur Shqiperine. Kutite e votimit kane brenda rrenjet nga ku buron kriza ekonomike, e cila shkon duke u thelluar, duke krijuar me shume papunesi, me shume varferi, me shume deshperim social", nenvizoi kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama. Sipas tij, protesta e opozites eshte nje proteste per te rrezuar nje sistem korrupsioni, i cili i ka rrenjet tek kutite e votimit, aty ku permes korrupsionit tjetersohet vullneti i qytetareve dhe aty ku pushteti fiton pavaresi nga qytetaret.