E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta apelon: Dialog pa ultimatume që synojnë plotësimin e kapriçove individuale Ministri i Jashtëm, Ilir Meta

Pas kthimit nga takimi i Sarajevës, Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta, përmes një komunikimi për mediat tha se liberalizimi i vizave do realizohet nga plotësimi i kritereve teknike, ku Shqipëria po punon për të përmbushur edhe 3 kushtet e fundit. Sipas tij, çështja e liberalizimit të vizave bazohet në kritere teknike. Ai tha se Shqipëria ka plotësuar të gjitha kriteret veç tre elementëve që janë në proces dhe për të cilat Qeveria vazhdon të raportojë. Nga ana tjetër, numri dy i Qeverisë preku edhe situatën politike në vend, duke theksuar se mungesa e dialogut ndikon në stabilitetin e institucioneve. Për të, kjo nuk do të thotë se mosfunksionimi i dialogur politik është një element pozitiv për stabilitetin e institucioneve dhe ecurinë e reformave sidomos në drejtësi. “Takimi në Strasburg, përpjekjet që bëhen edhe nga përfaqësues të PE-së apo komitetit ndërkombëtar do të vijojnë dhe bashkë me to do rritet përgjegjësi për të vendosur dialog pa ultimatume të panevojshme që më shumë se sa përparim të dialogut synojnë plotësimin e kapriçove individuale”, apeloi Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›