Meta dënon represionin e Qeverisë ndaj bizneseve

Kreu i LSI: Komisioni Hetimor ndaj Edi Ramës, fundi teatral i një bashkëpunimi teatral
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta e ka cilësuar vendimin e fundit të qeverisë për rritjen e kompetencave për tatim-taksat, për investigimin e biznesit dhe të biznesmenëve, si selektive, policeske në rritje të ushtrimit të presionit nga kjo qeveri.
Koha kur miratohet një vendim i tillë për investigimin dhe për përgjimin e biznesit është pikërisht një moment, kur vendi njëkohësisht po përjeton pasojat e krizës ekonomike globale, por dhe pasojat e krizës ekonomike shqiptare për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë Berisha të resurseve dhe të mundësive që ka vendi për zhvillim, u shpreh Meta, duke theksuar se ne angazhohemi që me fitoren tonë me 28 Qershor të ndërtojmë raporte të fuqishme dhe transparente partneriteti me biznesin dhe sipërmarrësit shqiptarë, pasi i shikojmë ata si katalizatorë të zhvillimit të vendit, të ekonomisë tonë kombëtare dhe punësimit të shqiptarëve. Sipas tij, gjatë këtyre katër viteve qeveria Berisha nuk e ka trajtuar biznesin si një partner të domosdoshëm, për zhvillimin e vendit, por e ka trajtuar si një kundërshtar, duke e trajtuar në mënyrë selektive dhe duke aprovuar një sërë ligjesh dhe aktesh proceduriale, të cilat e kanë dëmtuar besimin e biznesit tek ligji dhe tek Qeveria. Meta solli në vëmendje miratimin e ligjit për gjobat, i cili më pas u shfuqizua nga gjykatat edhe pas reagimit të Komisionit Europian. I pyetur për qëndrimin e tij lidhur me shkuarjen drejt marrëveshjes nga mazhoranca dhe opozita për ti dhënë qytetarëve që nuk kanë pasaporta, kartat me çmim 200 lekë, Meta theksoi se LSI është 100 % dakord me çdo zgjidhje konsensuale, e cila ndihmon qytetarët shqiptarë të nxitojnë për të aplikuar për kartat e identitetit dhe me çdo zgjidhje që lehtëson koston e këtyre kartave për qytetarët, që janë në pamundësi për ta përballuar atë, sepse e tillë është gjendja në vendin tonë, kur dihet se më shumë se 1 milionë shqiptarë luftojnë çdo ditë me varfërinë. Prej disa javësh Lëvizja Socialiste për Integrim ka apeluar jo vetëm ndaj faktorëve përgjegjës për krizën e kartave të identitetit në vend, që janë pikërisht ata që bënë kodin aktual zgjedhor, por ka apeluar edhe për faktorin ndërkombëtar për të ndërmjetësuar për të zgjidhur këtë krizë, e cila dëmton rëndë standardet e zgjedhjeve dhe besimin e qytetarëve shqiptarë tek ndershmëria e procesit të ardhshëm elektoral që është vendimtar për integrimin evropian të vendit, u shpreh Meta, duke lidhur dhe arsyen e vizitës së tij në Ëashington pikërisht për nxitjen e faktorëve më të rëndësishëm vendimmarrës për të kontribuar. Arsye kjo që sipas tij, kjo krizë e vogël deri diku të mbyllet përpara se të kthehet në një krizë të madhe me probleme të mëdha, jo vetëm për stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve tona, por dhe një krizë që do dëmtonte reputacionin e NATO-s, që vetëm pak javë më parë e konfirmoi Shqipërinë si një vend anëtar të kësaj aleance, që është një aleancë vlerash. Zgjedhjet e dëmtuara në një vend të pranuar së fundmi në NATO, do të thotë edhe një cënim pa të drejtë, nga ana e politikës shqiptare e kredibilitetit të kësaj aleance, e cila gëzon besimin e plotë të gjithë kombit shqiptarë, tha Meta. Lidhur me ngritjen e komisionit hetimor ndaj kryebashkiakut Edi Rama, Meta e cilësoi të pakuptimtë. Mendoj se një Komision i tillë është një fund teatral i një bashkëpunimi teatral, u shpreh gjithashtu, Meta.