E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, drejtuesi i procesit të integrimit në BE



Ilir Meta, në cilësinë e ministrit të Punëve të Jashtme, autorizohet nga qeveria për drejtimin e të gjithë procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për “Ngarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme drejtues të procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Evropian". Sipas këtij vendimi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme ngarkohet të drejtojë dhe të ndjekë me prioritet procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian, si dhe procesin e liberalizimit të vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›