Meta e Gjinushi, mocion Berishës; Rama hesht
Dy parti të së majtës, LSI dhe PSD, kërkojnë mocion mosbesimi për Kryeministrin Berisha për shkak të çështjes Fazlliç, ndërsa PS-ja nuk ka artikuluar asnjë qëndrim të mëtejshëm duke u munduar që ta kalojë në heshtje. Gjinushi dhe Meta hodhën dje idenë e një mocioni mosbesimi, ndërsa kryetari i PS-së, edhe pse prej disa ditësh përsërit të njëjtat akuza në adresë të Kryeministrit, nuk ka bërë ende të qartë se çfarë strategjie do ndjekë. Nga artikulimet e thëna në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo, dy partitë e tjera opozitare i tremben përsëritjes së të njëjtit qëndrim që Rama mbajti për çështjen e Gërdecit. Si e tillë, pavarësisht kushteve teknike të realizimit të tij, Gjinushi ishte i pari që hodhi idenë e mocionit dhe u mbështet nga Meta më tej. Ndërsa Rama edhe një herë deklaroi se zgjedhjet e 2009-ës do ta largojnë Kryeministrin.
Deklaratat
Kreu i PSD-së tha se mbështet çdo lloj aksioni, me një opozitë të bashkuar, ndërsa nuk harroi që me tone qortuese të kritikojë deklaratën e kryesocialistit Edi Rama se “Berishën do ta largojmë me zgjedhje të lira”. “PSD-ja është për çdo lloj aksioni opozitar, dhe më gjerë qytetar, për rrëzimin dhe largimin e kësaj qeverie, të këtij klani mafioz. Zgjedhjet duhet të jenë akti i fundit i legjitimimit të një qeverisjeje të re në Shqipëri, të një shprese të re dhe këtë mund ta ofrojë vetëm një e majtë e bashkuar, ku PSD-ja është e gatshme të luajë rolin e saj”, - deklaroi Gjinushi. Menjëherë pas Gjinushit edhe kreu i LSI-së deklaroi mbështetjen për këtë ide, por u shpreh edhe skeptik për realizimin e saj. Këtë skepticizëm e mbështet te ndryshimet kushtetuese, ku duhen 71 vota për të rrëzuar Kryeministrin dhe 71 për të zgjedhur një tjetër. “Jemi shumë dakord për çdo lloj mosbesimi ndaj Kryeministrit Berisha dhe jemi të gatshëm që ta firmosim që tani. Por, më duhet t’ju kujtoj se përpara se të hedhim firmat për heqjen e Kryeministrit Berisha, na duhet, për shkak të ndryshimeve kushtetuese që Berisha bëri bashkë me ndihmën e zotit Rama, që të mbledhim firmat dhe për Kryeministrin që do të zëvendësojë Berishën”, - tha Meta. Në të kundërt, me dy kolegët opozitarë, Rama nuk ka artikuluar asnjë gjë të tillë, por ka lënë të kuptohet se mocioni për debat që tashmë është depozituar në Kuvend do të jetë i vetmi hap që do të hedhë. Çështja e largimit të Kryeministrit përmes mocionit është bërë një tabu brenda PS-së. Kjo sepse Rama e ka thënë qartazi se nuk do të ndërmarrë hapa të tillë deri në zhvillimin e zgjedhjeve.
Në konferencën e shtypit dje tha se është koha për të nënvizuar që t'i japim fund mënyre qeverisjeje, duke shtuar më poshtë: “Ne do ta hapim këtë faqe të re, së bashku me qytetaret e qytetarët e këtij vendit, të cilët duhet të jenë të sigurt, se me fitoren tonë në zgjedhjet e ardhshme, do të mbyllet kapitulli i kësaj mënyre të të qeverisurit, i kësaj mënyre të uzurpimit dhe të shfrytëzimit të pushtetit, i kësaj mënyre të kalërimit mbi interesat e vendit dhe të njerëzve”.
Meta, Koçi, Milo, ultimatum Ramës: Ndërprit marrëdhëniet me Berishën!
Koalicioni “E majta për Integrim” e kërkon nga e gjithë opozita ndërprerjen e menjëhershme të marrëdhënieve me qeverinë Berisha deri në krijimin e një qeverie të re me kryeministër të ri si dhe bashkërendimin e forcave politike të majta për fitoren e zgjedhjeve të 2009-ës. Kryetari i PS 91, njëherësh edhe nënkryetari i grupit parlamentar “E majta për Integrim”, Petro Koçi, publikoi dje një propozim për të gjitha grupet parlamentare të opozitës ku shpjegohen arsyet e reagimit të menjëhershëm ndaj mazhorancës. Propozimi në fund mban emrat e PS 91, LSI-së dhe PDS-së, që janë pjesë e këtij grupi parlamentar si dhe të koalicionit me të njëjtin emër që drejtohet nga Ilir Meta. Kambanat e këtij propozimi bien qartë mbi qëndrimin e Partisë Socialiste, pasi në draft përmendet shpeshherë kërkesa për të shkëputur çdo marrëdhënie me mazhorancën. Përveç toneve zyrtare të një plani veprimi, ai merr formën e një ultimatumi për të thënë qartë se bashkimi sjell fitoren e zgjedhjeve. Në një deklaratë të shkurtër, Koçi vërejti se opozitarizmi nuk zgjidhet me fjalime duke shigjetuar në këtë mënyrë daljet publike të kreut të PS-së, i cili nuk ka artikuluar asnjë veprim konkret të partisë së tij. “Nuk ecën vendi përpara me një opozitë llafesh, por me një opozitë vepruese, brenda detyrimeve të saj kushtetuese”, - u shpreh kreu i PS 91, Petro Koçi. Më tej, ai sqaroi se propozimi kërkon që grupet parlamentare të opozitës të ndërmarrin aksionin politik të largimit të qeverisë Berisha para zgjedhjeve të 2009-ës. Por në këtë pikë duket se PS-ja ndan mendime ndryshe, të bëra publik tashmë. Rama është shprehur më parë se Kryeministri Berisha do largohet vetëm përmes zgjedhjeve të lira, duke lënë të nënkuptuar se nuk do ndërmarrë asnjë aksion politik në Parlament që rrezikon largimin e Kryeministrit.
Një pikë tjetër e këtij propozimi është ndërprerja e çdo bashkëpunimi me qeverinë e Kryeministrit Sali Berisha deri në formimin e një qeverie me kryeministër të ri. Madje, Koçi propozoi që edhe ndryshimet kushtetuese për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë të bëhen kur të krijohet qeveria e re.
Përveç kësaj, kërkohet që të ndërpritet bashkëpunimi PD-PS për Kodin Zgjedhor deri në dorëheqjen e Kryeministrit Berisha. Brenda draftit përfshihet edhe çështja e protestave masive. Koçi kërkon që të mbështetet çdo protestë qytetare kundër kapjes së shtetit dhe cenimit të pavarësisë politike të sistemit të drejtësisë. Pika e fundit që finalizon të gjitha veprimet e mësipërme, është ajo e projektimit të një bashkëpunimi të opozitës që do të sjellë fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 2009-ës.
Rama: Bashkohem me BE-në dhe SHBA-në
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mbështeti dje deklarimin e ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së në lidhje me ecurinë në sistemin e drejtësisë. Rama bëri të ditur se PS-ja bashkohet me thirrjen e fortë të Bashkimit Evropian në adresë të qeverisë së Shqipërisë për të respektuar parimin e llogaridhënies përpara ligjit, pa ushtruar presion mbi njerëzit e ligjit. “Në vend që të ecnim përpara me reformën në drejtësi, si një rrugë e pashmangshme në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian dhe NATO, gjendemi në barrikadën për të zmbrapsur një fuqi që po del përditë e më shumë nga binarët e vetëkontrollit, se nga binarët e Kushtetutës dhe ligjit u bë kohë që ka dalë dhe që kërcënon në mënyrë shumë të hapur dhe të rrezikshme integritetin e Prokurorisë së Republikës dhe sistemit të drejtësisë në vend”, - tha Rama. Sipas tij, nuk ka shfaqje më të shëmtuar dhe më të trishtuar sesa kjo që po japin përditë zëdhënësit dhe përfaqësuesit e një mazhorance të lindur nga vullneti i popullit shqiptar për të luftuar korrupsionin dhe të katandisur në një trupë avokatore, që mbron nga prokuroria dhe nga hetimi një sekser, i cili ka lidhur me fijet e interesave të paligjshme një klan të tërë, që është klani i Kryeministrit.
PDS: Berisha të japë dorëheqjen
Sekretari politik në PDS, Artur Duçkallari, kërkoi në emër të kësaj partie dorëheqjen e Kryeministrit Berisha. Pas deklaratës së Kryeministrit për një hetim ndërkombëtar për Fazlliçin, PDS-ja bëri të ditur se dënon sjelljen e Kryeministrit Berisha në seancën e djeshme parlamentare dhe përpjekjet e ministrave të tij për të bërë presion ndaj Prokurorisë së Përgjithshme. Njëkohësisht, Duçkallari bëri të ditur se PDS-ja bashkohet me shqetësimin e shprehur nga ambasada amerikane në Tiranë dhe vlerëson se pavarësia e organit të akuzës, ashtu si ajo e gjykatave, është e shenjtë dhe duhet respektuar në çdo rast. “Ndaj PDS-ja kërkon sërish dorëheqjen e Kryeministrit Berisha dhe dorëzimin e tij përpara drejtësisë për shkak të abuzimit me pushtetin dhe korrupsionit masiv të qeverisë që ai drejton”, - tha Duçkallari.