E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalohen 8 emigrantë klandestinë nga Afganistani

Korçë, 15 Tetor, 11.20, NOA - Tetë emigrantë klandestinë nga Afganistani, janë ndaluar mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Kapshticës.

Burimet zyrtare të policisë së Devollit, tha për agjencinë NOA, se 8 klandestinët afganë, kishin si destinacion Italinë.

Klandestinët afganë u gjetën të fshehur në një kamion me targa turke. Kamioni ishte ndaluar që të kontrollohej kur janë gjetur dhe emigrantët.

Policia tha se, ky është rasti i tretë i kapjes së emigrantëve ilegalë afganë në territorin shqiptar.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›