Meta firmos bashkëpunimin me Partinë e Gjelbër

LSI nis ndërtimin e koalicionit të saj për zgjedhjet e 28 qershorit
TIRANE - Lëvizja Socialiset për Integrim ka nisur dje procesin e konfigurimit të koalicionit me të cilin kjo forcë do të garojë në zgjedhjet e 28 qershorit si një alternativë kundër PD dhe PS-së. Lideri i LSI-së, Ilir Meta nënshkroi dje nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit në një koalicion me Partinë e Gjelbër Shqiptare, që është anëtare e Partisë së Gjelbër Evropiane.
“Marrëveshjen e parë e bëjmë në emër të një mjedisi tmerrësisht të kërcënuar sot për qytetarët shqiptarë, të një mjedisi që po kthehet jo vetëm në një kërcënim social, por edhe në një agresion ndaj shëndetit të qytetarëve dhe të popullsisë, dhe në një dimension të munguar të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Ndaj unë besoj se marrëveshja që ne nënshkruajmë sot me Partinë e Gjelbër Shqiptare, është shumë
e rëndësishme për vetë dimensionin programor dhe angazhues të LSI dhe të gjithë koalicionet që ne po ndërtojmë dhe konfigurojmë, në mënyrë që tu premtojmë gjeneratave të sotme, por edhe të ardhshme, një angazhim solemn, se ne do të punojmë për një mjedis të gjelbër, se ne do të punojmë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi Meta pas siglimit të marrëveshjes.
Ndërkaq kreu i të gjelbërve,
Edlir Petanaj, tha se Partia e Gjelbër në këtë koalicion vjen edhe me një aleancë që ka bërë me shoqërinë civile ambientaliste, duke thithur në gjirin e saj ambientalistë të shquar, ekspertë të mjedisit, përfaqësues të klubeve ekologjike të prefekturave, të cilët
do të jenë përfaqësuesit tanë për deputet në zgjedhjet e 28 qershorit.