Meta vlerëson ndihmën e SHBA për integrimin e Shqipërisë
Deklaratat e Metës u bënë gjatë një takimi me delegacionin amerikan të Biznesit për Çështje të Sigurisë Kombëtare (BENS). Gjatë takimit me delegacionin amerikan (BENS- Business Executives for National Security) të kryesuar nga Gjenerali, Çarls Boyd, u diskutua rreth rolit të Shqipërisë për sigurinë rajonale, kontributit të saj në Afganistan, integrimit të plotë në BE dhe perspektivave që lidhen me rolin e investitorëve amerikanë në Shqipëri.
Duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve me SHBA, Meta u shpreh se "SHBA është aleati strategjik i Shqipërisë për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon". Në këtë drejtim., Meta shprehu bindjen se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO e ka forcuar ndjeshëm pozicionin e saj strategjik dhe rolin që ajo luan për sigurinë rajonale dhe globale.
Nga ana e tij, Boyd vlerësoi politikën pozitive të ndjekur nga Shqipëria në rajon dhe shprehu mirënjohjen e SHBA-së për kontributin e rëndësishëm të Shqipërisë në Afganistan, si anëtare e NATO-s. Anëtarët e delegacionit amerikan shprehën vullnetin për të inkurajuar intensifikimin e investimeve amerikane në Shqipëri, si një kontribut për rritjen e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.