E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ka ftuar Ramën dhe Berishën në debat

 

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në mënyrë të përsëritur ka ftuar kryetarët e dy partive kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha, në një debat televiziv për të prezantuar secili programin qeverisës të partisë që drejton. Por asnjëri prej tyre nuk i është përgjigjur ftesës së Metës. “Unë si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim jam i hapur përpara të gjithë mediave dhe në çdo kohë për të debatuar në mënyrë civile dhe me argumente, si me Kryetarin e Partisë Demokratike, Kryeministrin në largim z.Berisha, ashtu dhe me kandidatin për Kryeministër nga Partia Socialiste z.Rama, lidhur me programin qeverisës për vendin për katër vitet e ardhshme”, u shpreh Meta pak ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›