E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta, letër urimi Hilari Klinton



Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve te Jashtme, Ilir Meta, i dërgoi një mesazh urimi Sekretares Amerikane të Shtetit, Hilari Klinton, me rastin e Festes Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Meta falënderon për mbështetjen e SHBA-ve si dhe shpreh mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve për ndihmën përtej Atlantikut. Më tej zëvendëskryeministri shkruan për Klinton se "Qeveria shqiptare vlerëson me mirënjohje të thellë mbështetjen e plotë dhe ndihmën e vazhdueshme të administratës amerikane dhe tuajën personale në drejtim të reformave të ndërmarra në Shqipëri, duke besuar se rezultatet pozitive të arritura deri më tani kanë justifikuar besimin tuaj. Me këtë rast, më lejoni t'ju siguroj për vendosmërinë e palëkundur dhe angazhimin e gjithanshëm të Qeverisë shqiptare dhe dikasterit që unë drejtoj për të thelluar më tej këto reforma, me synim përmbushjen e plotë dhe sa më të shpejtë të aspiratave integruese të popullit shqiptar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›