E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, sherr mes dy tregtarëve, vritet 49-vjeçari

Një sherr banal mes dy tregëtarëve në qytetin e Lushnjes ka çuar në vrasjen e një 49-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në qendër të qytetit të Lushnjes ku 49-vjeçari Artan Murati është qëlluar me thikë nga Mustafa Lamaj 60 vjeç. Sipas informacioneve 60-vjeçari tregtonte përpara dyqanit të viktimës kjo ka bërë që të nisë edhe sherri mes dy tregtarëve.
Sherri ka shkuar deri aty sa 60-vjeçari ka qëlluar me thikë Artan Muratin duke e lënë të vdekur në vend.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët kanë arrestuar autorin e vrasjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›