Meta me Gordon Braun: Falënderim për NATO-n
• Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka falënderuar dje Kryeministrin britanik Gordon Braun, për mbështetjen e dhënë prej tij që Shqipëria të marrë ftesën për në NATO.
Aristir Lumezi
Ky takim është zhvilluar në Londër gjatë punimeve të Samitit për qeverisjen progresive që drejtohej nga kryeministri britanik. Në këtë Samit merrnin pjesë kryetarë shtetesh dhe qeverish nga shumë vende të botës. Duke e falënderuar Kryeministrin Braun për mundësinë që iu dha për të marrë pjesë në këtë Samit, kryetari i LSI-së, Ilir Meta shprehu vullnetin për të vendosur si prioritete në programin e ardhshëm qeverisës të vendit idetë progresiste të këtij Samiti. Meta falënderoi Kryeministrin Braun për përkrahjen e madhe që Qeveria britanike i ka dhënë Shqipërisë për marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO. Meta i konfirmoi Kryeministrit Braun vullnetin për arritjen e plotë të standardeve.
Braun
Gjatë takimit me një prej aleatëve të vjetër të laburistëve anglezë, kryeministri britanik i shprehu Metës kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në këtë Samit të rëndësishëm botëror. Gjithashtu Gordon Braun, ashtu si edhe Sekretari i Jashtëm britanik, Miliband, e uroi Metën për suksesin e madh të Shqipërisë në Samitin e NATO-s në Bukuresht. Sipas tij, roli i Shqipërisë për sigurimin e paqes është i vlerësuar. "Shqipëria ka një kontribut të çmuar për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe ne besojmë se do të vazhdoni me përkushtim në këto drejtime si deri më tani", u shpreh Kryeministri britanik. Gjatë qëndrimit të tij në Britaninë e Madhe, kreu i LSI-së ka zhvilluar disa takime të rëndësishme me personalitetet anglezë. Gjatë një takimi që Meta zhvilloi me Sekretarin e Jashtëm britanik David Miliband, Meta mori urimet e tij për ftesën që Shqipëria mori për anëtarësimin në NATO dhe u shpreh se kjo ishte një ditë e madhe për Shqipërinë. Sekretari i Jashtëm, Miliband, shprehu dëshirën që Shqipëria të vazhdojë rrugën e integrimit në NATO dhe BE, duke realizuar standardet e kërkuara. Ai shprehu mbështetjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për aspiratën evropiane të popullit shqiptar. Ndërsa kryetari i LSI-së, Ilir Meta, duke i shprehur mirënjohjen qeverisë britanike për mbështetjen e pakursyer për integrimin e Shqipërisë në NATO, konfirmoi vendosmërinë për të realizuar standardet dhe reformat e munguara deri tani. Gjatë takimit me Sekretarin e Jashtëm britanik, Meta vlerësoi përkrahjen që qeveria e tij pati për pavarësinë e Kosovës dhe theksoi se shqiptarët do të kontribuojnë edhe më shumë për forcimin dhe përshpejtimin e proceseve integruese në rajon, si rruga e vetme për të forcuar stabilitetin e paqen, dhe për të garantuar prosperitetin dhe mirëqenien e popujve tanë. Takimi mes Metës dhe Miliband ka prekur edhe çështjet që lidhen me NATO-n dhe Ballkanin. Kreu i LSI-së theksoi se, "ne shpresojmë që edhe Maqedonia sa më shpejt të marrë ftesën për në NATO, pasi kjo do të ishte në përfitim të gjithë rajonit, paqes dhe stabilitetit të tij". Meta gjatë këtij samiti u takua edhe me ministrin e Brendshëm italian, ish-kryeministrin Xhuliano Amato, me ish-kryeministrin rumun Adrian Nastase dhe me shumë personalitete të tjera të larta.