Obama, fitues i cmimit Nobel per Paqe
Vetem dhjete muaj pas mberritjes ne Shtepine e Bardhe, Barak Obama ka fituar cmimin Nobel per Paqe. Cmimi u dha per perpjekjet e jashtezakonshme te presidentit, ne reduktimin e armeve te shkaterrimit ne mase dhe nxitjes se paqes ne Lindjen e Mesme
"Komiteti Norvegjez i cmimit Nobel per Paqe vendosi t'ia jape Cmimin Nobel per Paqe per vitin 2009 presidentit Barak Obama per perpjekjet e tij te jashtezakonshme ne forcimin e diplomacise nderkombetare dhe bashkepunimin mes popujve", kumtoi dje, Thorbjorn Jagland. Cmimi iu dha presidentit amerikan per perpjekjet e tij te jashtezakonshme, vecanerisht ne fushen e reduktimit te armeve te shkaterrimit ne mase, luftes kunder ndryshimeve klimatike dhe nxitjes se paqes ne Lindjen e Mesme. Jagland nenvizoi faktin se Obama ndan te njejtat vlera si shumica e njerezve ne bote. "Shume rralle mund te ndodhe qe nje njeri te terheqe vemendjen e botes dhe te ofroje shprese ne shkalle kaq te madhe sa Obama. Diplomacia e tij eshte ngritur mbi konceptin se ata qe duan te drejtojne boten, duhet ta bejne nje gje te tille bazuar mbi vlerat dhe qasjet e shumices se njerezve ne bote", vleresoi Jagland. Komiteti i cmimit Nobel nenvizoi faktin se Obama ka krijuar nje atmosfere te re ne marredheniet diplomatike, duke i krijuar mundesi dialogut per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ne bote. Tashme duket se eshte bere praktike e Komitetit te cmimit Nobel per Paqe qe ai t'u jepet njerezve qe aktualisht jane te perfshire ne procesin e paqes, me shume se sa per arritjet ne te shkuaren.
Sipas Jaglandit, Obama eshte zedhenesi kryesor i botes. "Per 108 vjet, Komiteti Norvegjez i Nobelit ka synuar te nxise pikerisht kete politike nderkombetare e keto qasje, per te cilat Obama eshte kthyer ne zedhenesin kryesor te botes. Komiteti mbeshtet thirrjen e Obames se tani eshte koha per te gjithe ne qe t'i marrim pergjegjesite tona per pergjigje globale ndaj sfidave globale", theksoi Jagland.
Obama eshte presidenti i trete amerikan ne detyre dhe i katerti ne mesin e krereve te Shtepise se Bardhe qe nderohet me cmimin Nobel per Paqe. Ne vitin 1908 ky cmim iu dha Rusveltit, kurse ne vitin 1919 e mori presidenti Uillson. Ne vitin 2002, ish-presidenti Xhimi Karter u nderua me po kete cmim. Obama e fitoi cmimin ne mesin e 205 kandidateve te tjere. Ne mesin e kandidateve me te mundshem per kete cmim ishin permendur kryeministri aktual i Zimbabvese, Morgan Cvangirai, disidenti kinez Hu Xhia, aktivisti kolumbian Piedad Kordoba dhe mjekja e aktivistja afgane Sima Samar.
Momentet kyce te jetes te nobelistit Obama
Barak Husein Obama, 48-vjecar, eshte presidenti i 44-te i Shteteve te Bashkuara. Ai diplomoi ne Shkencat Politike ne Universitetin Kolumbia, ne Nju Jork dhe doktoroi ne Shkencat Juridike ne Harvard. Ne vitet 1992-1995 ishte avokat dhe ligjerues i Te Drejtes Kushtetuese ne Universitetin e Cikagos. Anetar i Senatit te shtetit Illinois u zgjodh ne vitin 1996, ndersa ne vitin 2004 u zgjodh anetar i Senatit te Shteteve te Bashkuara. Ne vitin 2005, revista "Time" e radhiti ne mesin e 100 personave me me ndikim ne bote. Ne shkurt, 2007, Obama shpalli se do te kandidohet per president te Shteteve te Bashkuara. Obama eshte i martuar, kurse e shoqja, Mishel, eshte avokate. Ata kane dy vajza, Malia dhe Sasha. Zyrtarisht, Obama do ta marre cmimin ne ceremonine e parapare te mbahet me 10 dhjetor, ne Oslo. Cmimi ka nje vlere prej 1.4 milion dollaresh.
Obama, me plan te ri per emigrantet e paligjshem
Emigrantet ilegale ne Shtetet e Bashkuara do te jene me te privilegjuar, fale reformes se re te administrates Obama, e cila synon kushte me te mira jetese dhe punesimi. Me kete rast behen te ditura hollesite e reformes se politikave, mbi ndalimin ketyre emigranteve. Sekretarja e Sigurimit Kombetar, Xhanet Napolitano se Zyra e kontrollit te Emigracionit dhe Doganave, pritet te filloje vleresimin e hoteleve dhe objekteve te tjera te banimit, per t'i shnderruar ato ne objekte per mbajtjen e emigranteve te paligjshem, te cilet nuk kane kryer vepra penale ose nuk kane perdorur dhune. Kjo eshte vetem nje nga pikat e reformes, e cila synon permiresimin e gjendjes se ketyre personave qe qendrojne ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara, duke menduar edhe per pakesimin e shpenzimeve qe sjell strehimi i tyre. Ne mjaft raste, personat e ndaluar kane shfaqur shqetesimin per kushtet e veshtira dhe ambientet e papershtatshme ku jetojne. Cdo vit, me mijera emigrante dergohen ne burgje, se bashku me te burgosur qe kane kryer vepra penale, cka perben nje rrezik te paevitueshem. "Ky lloj sistemi do te shmange problemet qe ekzistoje prej vitesh ne burgjet tona, si dhe do te lehtesoje punen e punonjesve",- tha Napolitano. Me kete rast, ajo shtoi se
zbatimi i ligjeve te emigracionit do te vazhdoje me te njejtin ritem. SHBA-te jane kritikuar per mbajtjen e emigranteve ilegale, si dhe per tejmbushjen e ketyre burgjeve, jashte cdo norme te lejuar. Akuza jane drejtuar ndaj qeverise edhe ne lidhje me mungesen e trajtimit mjekesor. Gjate vitit 2008, rreth 380 000 persona ishin nen kujdestarine e Zyres se kontrollit te Emigracionit dhe Doganave (ICE), e cila eshte pjese e Departamentit te Sigurise se Shtetit. Plani per reformen, i cili do t'i dergohet per shqyrtim Kongresit, synon permiresimin e kushteve te emigranteve, si dhe evitimin e nje kostoje te larte, qe ne vitin 2008 shkoi 2 bilione dollare. Napolitano shprehet se keto hotele te kthyera ne ambiente per pritjen e emigranteve, do te kushtojne rreth 14 dollare ne dite, krahasuar me shifren 100 dollare per mbajtjen ne burgje. Presidenti Barak Obama beri te ditur se ne SHBA jetojne dhe punojne rreth 12 milione emigrante ilegale. Napolitano thote se nismat do te permiresojne llogaridhenien dhe sigurine ne objektet e paraburgimit, ndersa autoritetet vazhdojne zbatimin efektiv te ligjeve te emigracionit. Sipas reformave te njoftuara, autoritetet do te kryejne nje vleresim te rrezikut dhe klasifikimin e emigranteve te paligjshem ne menyre qe ata te mbahen ne vende te pershtatshme. Autoritetet do te fillojne t'i mbajne imigrantet e paligjshem jokriminele dhe te padhunshem ne objekte te cilat u pershtaten me shume.
Berisha uron Obamen
Kryeministri i Shqiperise z. Sali Berisha i ka derguar mbreme nje mesazh urimi Presidentit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes, z. Barack Obama per marrjen e Cmimit Nobel per Paqe per vitin 2009. Ne kete mesazh, Kryeministri e vlereson marrjen e Cmimit Nobel per Paqe per vitin 2009, "te merituar plotesisht per kontributin tuaj te jashtezakonshem per konsolidimin e paqes e sigurise globale, per nje bote pa arme berthamore dhe per promovimin e mirekuptimit e bashkepunimit ndermjet popujve e kombeve anembane globit". "Perzgjedhja juaj si fitues i Cmimit Nobel per Paqe per vitin 2009, - vijon mesazhi, - eshte nje ngjarje e madhe per Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe per te gjithe qytetaret e kombit tuaj te madh, te cilet kane te drejte te krenohen me Presidentin e 44-t te tyre dhe me perpjekjet e tij ne sherbim te paqes, sigurise e bashkepunimit anembane globit". Por kjo perzgjedhje, - thekson Berisha, - eshte gjithashtu nje ngjarje e shenuar per Shqiperine dhe kombin shqiptar, si edhe per te gjithe miqte e dashamiresit tuaj dhe te kombit te madh amerikan anembane botes, te cilet kane gjetur tek ju mikun e tyre me te madh e me te shquar dhe te SHBA-te aleatin me te madh e strategjik ne perpjekjet e perbashketa per forcimin e lirise dhe promovimin e paqes e sigurise globale. "Kam ndjekur me admirim vizionin tuaj gjitheperfshires dhe perpjekjet tuaja per te shuar konfliktet ne zona te nxehta te globit, per te forcuar bashkepunimin dhe mirekuptimin ndermjet shteteve e popujve te ndryshem", - vijon mesazhi i Berishes per Obamen. Ne vecanti, - shton ai, - kam mbetur i impresionuar nga vizioni qe ju shpaloset ne takimin e Keshillit te Sigurimit te OKB-se, mbajtur me 23 shtator ne Nju Jork, ku u miratua me unanimitet rezoluta historike per carmatimin berthamor, ndaj ndihem shume i lumtur t'ju uroj sot per kete cmim te merituar si edhe per sukses ne misionin dhe perpjekjet tuaja te metejshme per nje bote ku sundon paqja dhe bashkepunimi ndermjet shteteve e kombeve.