E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Protesta sot, per zbardhjen e krimit elektoral

Deputetet socialiste te Qarkut te Tiranes, i bene dje thirrje te gjithe qytetareve, te marrin pjese ne protesten e pasdites se sotme per voten e lire. "Ftojme pasditen e se shtunes, te gjithe ata qe vazhdojne te besojne se qytetaret e ndershem jane ende ne shumice derrmuese, perballe nje pakice manipulatore ne qeveri",-tha deputeti socialist, Saimir Tahiri ne emer te te gjithe deputeteve te pranishem ne seline roze. Sipas tij, nje pakice manipulatore, do te bindet diten e sotme gjate protestave, per hapjen e kutive, per transparence dhe per zbardhjen e korrupsionit elektoral. "Kjo eshte nje beteje, te cilen ne dhe shumica e shqiptareve, do ta fitojme per te tashmen dhe te ardhmen e Shqiperise Evropiane", vijoi Tahiri. Ai theksoi, se protesta e cila do te zhvillohet para Kryeministrise, ka si qellim te ndergjegjesoje kryeministrin Sali Berisha, qe t'i bindet Kushtetutes per te lejuar hapjen e kutive te votimit. Ne protesten e sotme te Partise Socialiste, do te jene aleatet e majte, si dhe disa shoqata qe e mbeshtesin kete parti me pjesemarrje ne proteste. Por edhe disa parti te qendres se djathte, jane shprehur pro qendrimit te PS, ndonese nuk jane shprehur per pjesemarrje ne protesten e sotme. Sipas organizatoreve te kesaj proteste, ajo do te nise perpara selise se Kryeministrise, aty ku zhvillohen mbledhjet e Keshillit te Ministrave. Poshte zyres se tij, socialistet, aleatet dhe mbeshtetesit e tyre, do t'i kerkojne kreut te qeverise te lejoje hapjen e kutive te votimit. Ne kete kuader, deputetet e Qarkut te Tiranes, te Partise Socialiste, bene te qarte edhe diten e djeshme, se nuk do te hyjne ne Kuvend, ne rast se nuk do te hapen kutite e votimit. Nente parti, jane mbledhur rreth Partise Socialiste, ne mbeshtetje te protestes te dites se sotme, per hapjen e kutive te votimit, dhe votes se lire. Se bashku me kryesocialistin Edi Rama, ne bulevardin "Deshmoret e Kombit", pritet te marshojne edhe lideret e partive te majta, si Skender Gjinushi, Paskal Milo, Erjon Veliaj, si dhe kreu i PBDNJ-se, Vangjel Dule, i cili ndryshe nga socialistet ka marre pjese ne seancat plenare te Kuvendit. Para turmes protestuese, te paret qe do te mbajne fjalen, do te jene kreret e se majtes. Nderkohe qe krye socialisti Edi Rama, do te mbaje i fundit fjalen ne protestat e sotme, e cila ka ne thelb te saj, kerkesen per hapjen e kutive te votimit.

Ora 17:00 Kur do te nise sot, protesta e Partise Socialiste per voten e lire. Socialistet dhe aleatet e tyre, do te kerkojne para kryeministrise, hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve te 28 qershorit, per te bere transparencen e ketyre zgjedhjeve.

9 Parti Jane mbledhur ne mbeshtetje te protestave te Partise Socialiste per voten e lire. Pervec mbeshtetjes se aleateve te majte, selia roze ka marre mbeshtetjen dhe te partive te spektrit te djathte, te cilat megjithate, sot nuk do te jene ne shesh.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›