E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhim Belushi ne Tirane per bamiresi dhe koncert

Eshte padyshim nje nga shqiptaret me te njohur ne bote, por jo vetem... Rolet e tij neper filma, sidomos ata komike, i mbajne mend te gjithe. Permendim ketu serialin "Jeta sipas Xhimit" qe transmetohet ne tv Klan, qe "shkrin" te gjithe telespektatoret, duke i mbajtur te lidhur pas ekranit. Vlen te permendet gjithashtu se aktori me origjine nga Korca, edhe ne te vertete eshte po aq shakaxhi sikurse personazhi i tij ne film Xhim (Jim). Per te gjithe adhuruesit e tij, tanime do te kete nje motiv me shume per te pare nga ekrani, nje spot publicitar per kompanine telefonike lider. Me kete rast, aktori i njohur hollivudian me origjine shqiptare, sikurse premtoi edhe nje vit me pare (qe udhetimi i radhes do te kishte si motiv bamiresine), ishte dje i pranishem ne nje konference per shtyp, ku mes te tjerave promovoi edhe nisem e Eagle ne drejtim te asistences se femijeve jetime dhe atyre ne nevoje. "Jam krenar te jem pjese e Eagle-shqiponjes shqiptare, e ketij grupi qe ndihmon femijet jetime dhe ata ne nevoje. Kjo eshte e mrekullueshme", tha aktori, "madje une qe tani po nis nje sms qe kushton vetem 1 dollar ne 1517, per te ndihmuar keta femije. Belushi, 55-vjecar, eshte paralelisht pjese e nje grupi te ngjashem ne Amerike, ku permes numrit telefonik 911 ndihmohen te miturit. "femijet kane nevoje jo vetem per asistencen tone, por edhe per parate tona. Ne fjalen e tij ai premtoi gjithashtu se perpjekjet e tij per te promovuar klimen e biznesit ne Shqiperi, mes investitoreve amerikane, do te jene maksimale. Nderkohe qe po them kete, po nis edhe nje sms tjeter", tha ai, duke nxitur jo pak reagim mes te pranishmeve ne konferencen e organizuar nga Eagle Mobile. Takimin e pershendeti edhe zonja e pare e vendit, Teuta Topi.

Koncerti neser me banden

"Ngjitem ne skene sa here me jepet mundesia"

Neser, pikerisht mbremjen e se dieles, ne sheshin "Nene Tereza", "frenat" do t'i marre ne dore Xhim Belushi me banden e tij muzikor, qe do te performojne per publikun shqiptar. Sikurse u tha ne konference, ky do te jete nje rast me shume per te ndjekur nga afer interpretimin e Belushit, i cili ngjitet ne skenen tone per here te pare si shqiptar, duke qene se vetem nje vit me pare, saktesisht me nentor te vitit te shkuar, ai u nderua me cmimin "Nderi i Kombit" nga presidenti Bamir Topi.

Belushi blen pikture e bashkekombesit te tij

Aktori dhe kengetari, keto dite qe ndodhet ne Tirane, ka pasur mundesi te vizitoje dhe te ndjeke nga afer edhe aktivitete kulturore, sic eshte ekspozita e piktorit shqiptaro-kanadez Dhimiter Prifti, qe eshte celur pak dite me pare ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar. Pervec nje dedikimi mjaft te spikatur, ai nuk eshte mjaftuar vetem me soditjen e peizazheve te natyres kanadeze, por ka zgjedhur te bleje nje pikture te realizuar nga dora e ketij piktori, tanime te njohur ne shume vende te botes.

Ekskluzive/ Intervista

Xhim Belushi: Dua te rris numrin e te punesuarve ne Shqiperi

Me nje puro ne dore, me qendrim snob, por i afrueshem me te pranishmit, James Belushi terhoqi jo pak vemendjen ndersa qendronte per pak minuta ne hollin e hotel Sheraton ne Tirane. Patem fare pak mundesi per t'ju afruar disi "vjedhurazi" ne menyre qe te merrnim vesh pak me teper ne lidhje me aktivitetin e tij aktual dhe ngjarjet qe e kane rrethuar personazhin e tij se fundmi. "Si jeni"?, na u drejtua ai ne shqip, nje nga fjalet e pakta qe ka mesuar gjate qendrimit te tij ketu. Per lexuesit e "Koha Jone", si me poshte ne kete interviste James Belushi u pergjigj...

Si ju duket Shqiperia se fundmi?

Jam vertet i impresionuar nga puna qe keni bere. Shqiperia ka ndryshuar me te vertete shume, gjithmone ne kuptimin e mire. Mbaj mend kur kam ardhur ne qershor te vitit 1995 ketu ka qene shume ndryshe. Eshte vend i bukur, e dua shume te gjithin, qe nga toka ne veri e deri ne jug, te rrenjet e mia. Po keshtu, edhe kryeqyteti, Tirana, eshte rritur shume ne diversitetin e saj.

Djali juaj Roberti, ka qene ketu vitin e kaluar. Kur do te vije ai serish?

Nuk e di, kete pyetje duhet t'ia beni me mire atij. Roberti eshte aktualisht shume i zene, eshte ne Cikago, ku po angazhohet me nje drame. Por, vitin e kaluar ai ishte ketu dhe di qe per te ishte me te vertete nje kenaqesi qe mori pjese ne Festivalin Nderkombetar te Filmit me punen e tij "The temerity of Zim".

Ditet e fundit, ne medie te ndryshe u perfol se ju pesuat nje aksident me aeroplan. Sa e vertete eshte kjo?

Hahahah (qesh). As qe nuk do ta konsideroja nje aksident. Ishte tamam si nje parkim, vetem qe nuk ndodhi me automjet. Une isha me aktoren Brooke Shields dhe ndersa po uleshim ne toke, avioni preku paksa ne siperfaqe, por ne as qe u lenduam fare.

Kjo do te thote qe mediet paskan spekuluar, sepse mesa dime, ju diten tjeter ishit ne Shqiperi?

Shikoni, mediet kete pune kane, degjoje dicka dhe uaa, ajo stermadhohet.

Cilat jane planet e aferta ne karrieren tuaj artistike?

Kemi mbaruar xhirimet per nje film te Roman Polanski qe quhet "Ghost" (Fantazma). Filmi del ne kinema ne vitin 2010, mund ta shihni kur te jepet.

Paska te njejtin titull si filmi ku luan si protagonist aktori i ndjere Patrick Swazye?

Jojo, ai ku luan Patrick Swayze quhet "The Ghost", kurse ky ku luaj une eshte thjesht "Ghost".

Cfare keni dashur te thoni me "Nje burre i vertete nuk kerkon kurre falje"?

Ky eshte titulli i librit tim ne fakt. Eshte nje titull paksa konfuz, qe ka me shume lidhje me dallimet mes meshkujve dhe femrave. Libri jep disa strategji sesi mund t'i mbijetoje nje mashkull betejes me nje femer, sepse femrat jane te bukura, te zgjuara dhe te forta. Me aq sa kam pare une, edhe ketu ne Shqiperi, femrat i gezojne keto cilesi, njelloj si ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Pak kohe me pare, ju deklaruat se do te merreshit me biznesin e minierave ne vendin tone, konkretisht ne jug te Shqiperise. Si po vijon procesi?

Prej 18 muajsh ne jemi marre me kete qe thoni ju. Di qe gjerat po ecin mire, edhe pse kjo eshte nje pune qe ka nevoje per kohe. Qellimi yne ka qene qe numri i te punesuarve ne jug te Shqiperise te rritet, ndaj kemi ndermarre gjithcka. Sigurisht, kerkese tjeter jona eshte edhe nje pjesemarrje ne konkurrencen dhe tregun boteror.

Me cfare do te merreni keto dite qe jeni ketu, si e keni organizuar axhenden?

Neser do te jemi gjithe diten me xhirime, besoj edhe pasneser. Nderkohe, ne mbremje eshte koncerti, ju ftojme te gjitheve te merrni pjese. Banda eshte me te vertete cool, do te kendojme e kercejme si te cmendur.

Ishte kenaqesi qe folem bashke...

Kenaqesia ishte imja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›