E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres-Prishtine, tuneli mbyllet pa afat

Tuneli ne autostraden e re Durres-Kukes do te mbyllet pa afat. Lajmin e dha dje, ministri i Puneve Publike dhe Transporteve, Sokol Olldashi, i cili dha si motiv rreshqitjet e dherave si dhe punimet per ndertimin e ketyre tuneleve, qe nuk kane perfunduar ende. Tuneli nuk do te funksionoje qe nga dita e neserme dhe te gjithe perdoruesit e tij, do te duhet te perdorin rrugen e vjeter te Kukesit. Bllokimi do te nise me data 11 tetor ora 19:00 dhe do te vazhdoje per disa jave dhe se mbyllja e tij behet edhe per shkak te punimeve elektromagnetike. Ministri Olldashi ka sqaruar se, mbyllja do disa jave, por nuk ka mundur te caktoje nje kohe per rihapjen e tij. Burime nga punonjesit qe po punojne ne tunel, shpjegojne se, tuneli nuk do te funksionoje te pakten tre muaj. Per shkak se, rregullorja teknike e ndertimit per nje veper te tille kerkon qe pas perfundimit, tunelet nuk duhet te frekuentohen nga automjetet. "Fjetja" e tunelit eshte domosdoshmeri per qendrueshmerine e strukturave, njoftojne te njejtat burime. Mirepo perdorimi i parakohshem i tij eshte bere gjate periudhes se veres per te krijuar me shume lehtesi per turistet nga Kosova, te cilet mund te arrinin ne plazhet shqiptare per vetem 3 ore. Tuneli eshte mbyllur disa here edhe gjate kesaj periudhe dhe aktualisht eshte i kalueshem vetem diten. Por nje nga arsyet se pse eshte bere mbyllja mesohet se jane punimet ne tunelin tjeter qe shtrihet paralel me tunelin aktiv. Kalimi i automjeteve sidomos atyre te renda ne tunelin aktiv krijon dridhje ne strukturat e tunelit te ri, ndaj dhe mbyllja e tunelit per disa kohe vjen si domosdoshmeri vec te tjerash edh per perfundimin e krahut tjeter te tunelit.

Per te garantuar nje siguri maksimale per udhetaret qe frekuentojne tunelin qeveria ka miratuar edhe ngritjen e policise antizjarr, e cila do te atashohet pergjithmone prane tunelit per te shmangur zjarrin ne rast aksidenti.

Autostrada e re, te dhenat teknike te vepres

Autostrada e re ka nisur te funksionoje qe nga data 25 qershor i ketij viti dhe qe prej kesaj dite, Tirana me Prishtinen jane vetem tre ore distance larg. Rruga Rreshen-Kalimash eshte pjese e autostrades prej 170 kilometrash, qe lidh bregun e Adriatikut me kufirin e Kosoves. Ky segment do te jete nje segment i rendesishem i transportit rrugor kombetar ne Shqiperi, sepse realizon nje lidhje jetike me Kosoven dhe vendet e rajonit. Nga pikepamja teknike, autostrada eshte e ndare ne 3 segmente: Rreshen-Rreps, me gjatesi 19.8 km, Rreps-Thirre, me gjatesi 26.5 km, dhe Thirre-Kalimash, me gjatesi 14.8 km. Autostrada, me gjatesi te pergjithshme prej 64 km, me kater korsi, ndertohet nga kompania "Bechtel Enka". Segmenti i trete, Thirre-Kalimash, ka nje tunel me dy shpime paralele, me rreth 6 kilometra te gjate, qe kalon permes malit Qafa e Kumbulles. Ky tunel do te jete nje nder me te gjatet ne rajon. Ndertimi i rruges ka nisur ketu e dy vjet me pare. Projekti Rreshen-Kalimash u shoqerua me debate te forta politike si dhe ju nenshtrua procedurave hetimore per shkak te dyshimeve per abuzime financiare duke qene se kostoja e saj mund te shkoje deri ne me shume se 1 miliard euro. Socialistet kane akuzuar qeverine per shpenzime disa qindra milion eurosh per kete rruge qe sipas tyre jane te pajustifikueshme. Por kryeministri Berisha eshte pergjigjur se asnje kosto nuk mund te jete me e larte se rendesia dhe perfitimet qe sjell kjo rruge.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›